Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka komentuar ndarjen nga jeta të kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Përmes Twitter, Beqaj poston edhe një foto nga një takim me Yukiya Amanon, ndërsa shkruan:
“I trishtuar nga humbja e shefit të IAEA, Yukiya Amano.
Ishte një kënaqësi dhe privilegj i madh për të punuar me të në #radiation #medicine në Shqipëri.
Angazhimi i tij për përdorimin paqësor të teknologjive do të vazhdojë të na frymëzojë të gjithëve.
Ngushëllimet e mia për familjen e tij!”











