• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e komedianit afgan dhe karikaturat shqiptare

by Ilir Yzeiri
26/08/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Khasha Zwan – emri i vërtetë është Nazar Muhamet, – humoristi afgan u vra barbarisht nga talebanët në fund të korrikut. Ai tregohet në një video në mes të dy talebanëve që e kanë rrëmbyer atë në provincën e Kandaharit. 60-vjeçari me portretin e tij melankolik postonte video në platformën Tik-Tok dhe në to ai tallej me talebanët, madje kishte vënë në lojë edhe liderin e tyre Mullah Omar. Një ndër të parët që vranë talebanët ishte ky artist që në Afganistanin e zhytyr në errësirën e dhunës dhe të fanatizmit fetar, ishte e vetmja dritë gëzimi.

Po në të njëjtën kohë në Shqipëri hoxha i « Rrugës së Kavajës », Ahmed Kalaja dhe fanatikët e tij që nuk quhen talebanë, por « myslimanë të ndershëm », kërcënojnë me vdekje një artist komedie i cili në barin me emrin « Corn Comedy » pasi dëgjon ezanin, në mënyrë naive, tha se kjo këngë nuk është për Top Fest. Vetëm kaq. Turmat e fanatikëve të Ahmedit u turrën te kafeneja, por e gjetën atë mbyllur. Siç raportojnë më pas mediat, një taleban tjetër në policinë e shtetit, oficeri i policisë gjyqësore, kur ata shkojnë të bëjnë denoncimin, u thotë artistëve « kërkojuni falje myslimanëve ». Të terrorizuar, artistët – studentë që menaxhonin barin me emrin « Corn Comedy » largohen dhe fshihen nga tmerri i mesazheve që marrin në rrjetin social prej fanatikëve të Ahmed Kalasë që këtu te ne nuk quhen talebanë, por « myslimanë të ndershëm ».

Po në të njëjtën kohë, një artist tjetër, ai që u bë kryetema e këtij gushti të nxehtë, Bregoviç, u linçua nga fanatikët e atdhetarizmit shqiptar të Kosovës me në ballë Albin Kurtin pse do vinte të këndonte në Korçë. Mjaftoi identiteti i tij serb që fanatikët e shqiptarizmës karikatureske të udhëhequra nga mullah Albini të linçonin cilindo në Shqipëri që mbështeste koncertin e këngëtarit serb. Ata linçues vetëshpalllen edhe « tifozat kuq e zi », pra nuk janë talebanë, por për nga zelli idiot me të cilin e mbrojnë çmendurinë e tyre nuk janë as më shumë e as më pak por talebanët e shqiptarizmit.

Është e çudtishme se përse fanatikët nuk e durojnë dot artin dhe përse tek arti shohin t’u thërmohen idetë e tyre të mbrapshta dhe regresive. Jo vetëm arti, por komedia sidomos i çmend fare këta fanatikë që gjenden jo vetëm në Afganistan, në Egjipt, në Indi, Arabi, por edhe në Shqipëri. Kujtoni me këtë rast « Sharli Hebdo »-në apo shkrimtarin e famshëm Salman Ruzhdie

Ne nuk e kemi pasur një traditë të tillë. Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951), ky intelektual dhe poet, me sarëkun e hafizit në kokë, është një nga poetët myslimanë satirikë më modernë shqiptarë. Në krijimet e tij ai tall dhe satirizon dembelizimin mendor shqiptar. Vihet në krah të patriotëve progresivë dhe kërkon bashkë me ta që Shqipëria të ndahej nga Turqia e prapambetur dhe hipokrite e xhonturqve dhe të përqafonte Europën. Parodizon dhe urren Haxhi Qamilin dhe Musa Qazimin e Tiranës që donin të instalonin frymën e Turqisë së vjetër. Është në krye të të gjitha përpjekjeve që bëhen për hapjen e shkollave shqipe dhe të letërsisë kombëtare, tall kadinjtë dhe burokracinë fetare myslimane. Por, në poemën e tij të fmashme « Nji andërr e ime » (Trisat) shfaqet si një poet brilant dhe parodizon gjithë qeverisjen e vendit në vitet ’30 duke mos kursyer asnjë, as mbret, as qeveri, as parlament. Ishte vërtet një poet modern që kishte si ideal Europën e qytetëruar dhe demokracinë. Jam i sigurtë që fanatikët e Ahmed Kalasë do ta kishin linçuar nëse ai do të kishte jetuar sot. Aq i bindur jam për këtë sa mjaft të përmend që kjo traditë e këtij kleriku të ndritur jo vetëm që nuk është vazhduar dhe nuk përmendet sot, por ajo shihet si një erezi. Ne kemi pasur një figurë tjetër të ndritur, Hoxha Tahsinin, i cili thelemoi Universitetin e parë me stil perëndimor në Turqinë otomane, por as ai dhe as tradita e tij nuk janë marrë e bërë frymëzim për « myslimanët e ndershëm » që udhëhiqen nga Ahmed Kalaja të cilët i mësyjnë lokalit « Corn Comedy » ma kallashnikovët e urrejtjes. Ku humbi tradita e Nolit që nuk rimerret nga ortodoksit shqiptarë për të mos thënë që tradita epokale e Fishtës jo vetëm që nuk ndihet por ka mbetur si një jehonë e largët.

Shqiptarët sot, megjithëse shesin në tregun ideve të vendit dhe atë perëndimor lirinë e fjalës dhe vëllazërinë mes feve, si vlerë të shoqërisë këtej e andej kufijve, në fakt, gënjejnë veten sepse një liri e tillë është e kërcënuar dhe është liri me kusht. Mjaftoi një shaka spontane për të ndezur pasionet talebane të Ahmed Kalasë dhe ndjekësve të tij. Dhe më e rënda, një taleban i tillë ishte edhe në Policinë e shtetit. Ai në vend të merrte denoncimin kriminal, u thotë studentëvë të frikësuar : dilni e kërkojuni falje.  Në anën tjetër, shoqëria shqiptare është nën një agresion verbal të vazhdueshëm nga fanatikët e shiptarizmit taleban të mulla Albin Kurtit, i cili e lexon historinë shqiptare si një dogmë kuranike dhe u përsërit ndjekësve të tij ajetet e kohës së shkuar. Çdo inisitaivë që ndërmerr Shqipëria për të udhëhequr projektet në Ballkan duhet të verifikohet nga teksti kuranik i Mullah Albinit dhe pastaj të bëhet veprim. Ndërkohë, shqiptarët duhet ta dinë se jetojnë në një vend ku fanatikët, megjithëse nuk ndjehen dhe nuk shfaqen në publik, ata i kanë vënë kufij mendimit dhe lirisë sonë.

Të gjitha këto më bëjnë të besoj se ne vijojmë të sillemi me të njëjtën hipokrizi si në kohën e diktaturës. Ne bëjmë sikur jemi të lirë, hiqemi sikur jemi modernë dhe qeshim si budallenj. Nëse guxojmë të jemi vërtet të lirë, atëhere ushtritë e urrejtjes talebane janë gati në « Rrugën e Kavajës » dhe në Kosovë. Për momentin ato na kërcënojnë me gjuhën e urrejtjes dhe me linçime në mexhlisin e internetit. Më vonë ? Të shohim… Por një gjë të mos harrojmë. Pse talebanët vranë të parin komedianin Khasha Zwan që tallej me ta dhe me mullah Omarin ? Ai portreti i tij melankolik dhe e qeshura e tij janë simboli i lirisë që çmend fanatikët dhe talebanët nga Afgansitani, në Tiranë e në Kosovë.

Next Post
FOTO/ Basha shpall fitoren, ‘masakrohet’ nga demokratët: Ta gëzosh fitoren , o opozitari i përjetshëm!

Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In