• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët apelojnë vendimin, kërkojnë heqjen e gjobës

by Java News
22/01/2017 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvendoset në Gjykatën e Apelit Tiranë përballja gjyqësore mes Prokurorisë dhe dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e Dorjana Hakës.

Familjare jashte salles se gjyqit, duke mbajtur nenen e Dorjanes
Familjare jashte salles se gjyqit, duke mbajtur nenen e Dorjanes

Nëna 25-vjeçare, bashkëshorte e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor disa ditë pasi kishte kryer një lindje me operacion.

Vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës, që i shpalli fajtorë mjekët, por i dënoi me nga 400 mijë lekë gjobë, është ankimuar në Apel.

Sipas burimeve zyrtare, dy të pandehurit, Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, kanë depozituar ankim në lidhje me vendimin.

Sipas burimeve, mjekët kërkojnë prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Nga ana tjetër, ankim për vendimin që dënoi me gjobë dy mjekët kanë depozituar edhe përfaqësuesit e Prokurorisë.

Burimet pohuan se Prokuroria pretendon në ankim se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur dënoi vetëm me gjobë mjekët e akuzuar.

Prokuroria këmbëngul në dënimin e tyre me nga 5 vjet heqje lirie, si fajtorë për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Tri ankimet në fjalë janë depozituar në Apel më 27, 28 dhe 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Mësohet se ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij shqyrtimi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykimi i mjekëve Rexhepi dhe Burba në Shkallën e Parë përfundoi më 21 dhjetor 2016. Ata u gjobitëm me nga 400 mijë lekë gjobë, nga 5 vjet burg që kërkoi Prokuroria në konkluzionet përfundimtare.

“Marrja përsipër dhe futja ne operacion e pacientes pa këto analiza, nga mjeku anesteziolog, e pandehura Elona Burba dhe ai obstetër, i pandehuri Petrit Rexhepi, përbëjnë neglizhencë të të pandehurve në ushtrimin e detyrës”, arsyetonte Gjykata e Shkallës së Parë në vendim./panorama/a.k

Next Post
50 vjeçare… por kjo “mami” ja zien gjakun djemve të rinj (FOTOT)

50 vjeçare... por kjo "mami" ja zien gjakun djemve të rinj (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com