• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e Enea Ftojt në komisariat, ekspertiza mjeko-ligjore: Nuk është dhunuar!

by A R
20/06/2018 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se Enea Ftoji që ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë.

Referuar këtij konkluzioni, mësohet se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje” u shpreh zv.ministrja Kuko.

Drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës. “Sot është e provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ndaj shtetasit Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast”, theksoi Anila Trimi.

“Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji. Pavarësisht se ky rast nuk rezultoi të kishte ushtrim dhune, ne jemi të vendosur që në organizatën e Policisë së Shtetit, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut të respektohet me përpikëri nga çdo punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi ndër të tjera zv.ministrja e Brendshme.

Gjatë takimit që zv.ministrja Kuko dhe Drejtoresha e SHÇBA Trimi zhvilluan me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë u diskutua për prioritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit siç janë lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të policisë sipas kodit të etikës.

a.ç

Next Post
Mario Mandzukiç injoron Messin: Nuk e njoh fare…jam gjithmonë i karikuar

Mario Mandzukiç injoron Messin: Nuk e njoh fare...jam gjithmonë i karikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In