• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e endacakut në Durrës, këshilltarja e LSI sulmon Dakon

by A R
12/01/2017 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI e Durrësit ka reaguar pas vdekjes tragjike të Benit, të pastrehut që vdiq nga i ftohti. Endacaku Beni, njihej nga të gjithë në Durrës, sidomos në lagjen 17 të qytetit.

Edlira Hyseni, këshilltare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka deklaruar se vdekja e një personi nga i ftohti në lulishte, është ngjarje që tregon se shërbimet publike dhe sociale të bashkisë së Durrësit nuk shkojnë te shtresat që kanë më shumë nevojë.

Ekonomistja e LSI-së, e cila ka analizuar me detaje buxhetin e bashkisë për vitin 2017, deklaroi se të ardhurat nga taksat e qytetarëve janë parashikuar në masën 32 milionë Euro, shifër kjo, më e larta e 5 viteve të fundit. 40 % e buxhetit ose 68 milionë Euro, shkojnë për investime publike në tre sheshe publike, te “Veliera”, Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe një shesh te Shkëmbi i Kavajës, çka do të thotë se zërat e tjerë paraqesin mangësi të mëdha, në mbulimin me shërbime dhe me investime.

“Ne mendojmë që një bashki si Durrësi me të tilla fonde në dispozicion, i ka mundësitë për të ndërtuar shtëpia apo streha për të pastrehët. Shtresat në nevojë preken nga fatkeqësitë natyrore, për t’i parandaluar duhet bërë më shumë, duke i planifikuar fondet në buxhetin e 2017-s. Ne do të kërkojmë në mbledhjen e ardhshme çfarë ka menduar bashkia? 58 milionë Euro shkojnë për tre sheshe, dhe nuk u është gjetur asnjë zgjidhje ndaj të pastrehëve apo të braktisurve në rrugë”, është mendimi i këshilltares së LSI-së, Hyseni raporton Panorama. LSI, në mbledhjen e fundit të 2016-s, ngriti kartonët e kuq ndaj buxhetit të bashkisë, me pretendimin se këshilltarët nuk ishin njohur me draftin, me shpërndarjen e fondeve dhe as nuk ishte diskutuar ky draft më herët me grupet e interesit, duke kërkuar kohë për analizimin e tij./a.m.

Next Post
Gjykata amerikane gjobit VW-në me 4.3 miliardë dollarë

Gjykata amerikane gjobit VW-në me 4.3 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In