Vdekja e dy punëtorëve, njëri në një pallat në ndërtim në Tiranë dhe tjetri gjatë punës për prodhimin e parafabrikateve, ka bërë që një inxhinier të vihet në pranga dhe tjetri nën hetim.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i D. K., 34 vjeç, inxhinier, drejtues teknik, pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend.
Ndërkohë u referuan materialet në Prokurori për E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve.
Kjo, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.
/a.r