Një ditë pas tragjedisë në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj, policia ka arrestuar ditën e sotme pronarin galerisë “Pula X” Isuf Pula 68 vjeç.
68 vjeçari u arrestua në Don Boska në Tiranë, pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurimit në punë në galeri, ku si pasojë ditën e djeshme (30 gusht) në fshatin Kacni në Dibër humbën jetën Miftar dhe Albert Lisha përkatësisht 55 dhe 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale “Shkelje e rregullave të sigurimit në punë” dhe ” Punësim i Paligjshëm”.