• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e adoleshentes nga Saranda dhe rrëfimi i taksistit që akuzohet se e ka vrarë

by Java News
06/12/2017 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth tre vjet nga vdekja e Konstandina Anagnostit, 16-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në një taksi, teksa po udhëtonte nga Saranda drejt Janinës, taksisti që transportoi adoleshenten, njëkohësisht bashkëjetuesi i mamasë së saj të divorcuar, ka folur për televizionin grek “Star”.

Ai ka këmbëngulur që është i pafajshëm dhe nuk e ka vrarë 16-vjeçaren. Taksisti ka përshkruar me detaje se çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre nga Saranda në Janinë. Ai ka thënë se natën e fundit ata ishin në shtëpinë e gjyshërve të saj dhe në mëngjes e çoi vajzën tek floktorja dhe tek dentisti. Pastaj u nisën për në Janinë.

“Ajo dëgjonte muzikë në telefonin e saj dhe këndonte. Në një moment, telefoni i ra dhe dëgjova që kërciste dhëmbët aq fortë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë e dërgova në spital. Mjekët thanë se i dëgjuan vetëm dy rrahjet e fundit te zemrës dhe më pas njoftuan policinë dhe nënën e saj”, ka rrëfyer taksisti grek.

Ai ka mohuar edhe akuzat se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke thënë se autopsia tregoi që 16-vjeçarja nuk kishte pasur raporte seksuale.

Për më tepër taksisti i konsideroi qesharake pretendimet publike të bëra në media, se vajza kishte abortuar tek gjinekologu. Sipas tij, 16-vjeçarja fliste çdo 5 minuta me të ëmën në telefon kur ishte në Sarandë.

“Është për të ardhur keq që thuhen të tilla gjëra për Konstandinën. Ajo ishte një vajzë e shkëlqyer”, ka thënë taksisti.

Ngjarja ndodhi më 15 Nëntor 2014. Në vitin 2016, Prokuroria e Janinës urdhëroi ndjekje penale ndaj taksistit që ishte në makinë me 16-vjeçaren Konstandina. Babai i vajzës ka pretenduar vazhdimisht se bija e tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Ky pretendim i tij është bazuar nga rezultati i autopsisë në Janinë, që zbuloi se në trupin e adoleshentes kishte narkozë. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore që ju bë në Sarandë doli në përfundimin se vdekja e vajzës ka qenë natyrale. Babai i vajzës ka bërë kallëzim edhe në Janinë për të zbardhur vdekjen e saj.

Next Post
Champions League/ Porto kundër Romës, Besnik Hasi drejt grupeve me Legian

“Champions League”/ Shakhtar dyfishon kundër Man.City, Napoli drejt 'adio'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In