• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Berisha nxjerr të rinjtë e PD të bëjnë thirrje për t’iu bashkuar protestës përpara Ministrisë së Brendshme

by Java News
04/08/2022 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë e Partisë Demokratike, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 19:00 përpara Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, disa të rinj kanë bërë thirrje që Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi të japë dorëheqjen.

Deklarata e të rinjve të PD-së:

Unë jam Klea Vukaj, 17 vjeçe, gjimnaziste. Klodian Rasha kishte moshën time kur u vra nga dora e një polici. Mendoj se flas për çdo të ri shqiptar kur them se se me vrasjene e tij u lënduan, u trembën, të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Me vrasjen e Jonadës 7 vjeçare u vranë, u lënduan dhe u trembën dyfish. U shpreh ngushëllimet e mia prej, motre dhe bije, Ermirës dhe Bledarit, prindërve të Jonadës. Të mbahen të fortë sepse e gjithë Shqipëria është me ta sot. Shihemi në protestë në ora 19.00 

Unë jam Xhuljan Guçe, 26 vjeç

Moshatarët e mi në Europë dalin në protesta për ndotjen e mjedisit, javën 4 ditëshe të punës e të drejta të tjera. Prej disa vitesh të rinjtë e Shqipërisë ngrihen në mbrojtje të së drejtës më elementare të njeriut: asaj të jetës. Kemi dalë në rrugë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, Emanuel Ndojt, Klodian Rashës. Sonte dalim për vrasjen e Jonadës 7 vjeçare. Deri kur më kështu?! 

Unë jam Nikolin Çali, 26 vjeç

E kam pyetur veten, dje edhe sot, dhe nuk gjej përgjigje: Çfarë imazhi i jep shtetit dhe policisë një komisar me një skaf 600 kubikësh? Ku e merr guximin që të vijë deri në breg dhe të bëjë manovra? Si ka mundësi që ka dashur të ikë pasi vrau një fëmijë? Pse nuk e jep dorëheqjen ministri i Brendshëm? E di që asgjë nga këto nuk e kthen Jonadën, por e bën shtetin të duket më njerëzor dhe na bën ne të ndihemi të trajtuar si njerëz. 

Unë jam Megi Balliu, 28 vjeçe

Fëmijët e nënave shqiptare, janë sot më të pasigurt pas vrasjes së Joandës. Do të vazhdojmë të jemi të pasigurt edhe sot e nesër, nëse nuk e nxjerrim të plotë mësimin nga pësimi tragjik i familjes Avdia. Si bijë, motër dhe si qytetare, i kërkoj llogari këtij shteti dhe i jap solidariten tim Ermirës, së ëmës së Jonadës, dhe Bledarit, të atit. Një burri që u ul në gjunjë para trupit të pajetë të së bijës.

Ky është alarmi final, të dashur shqiptarë. Ne jemi në gjunjë para shtetit. Ai na godet, dhunon dhe vret, dhe ne zemërohemi në Facebook për pak ditë. Pastaj biem në gjumë, derikur një familjeje tjetër shqiptare, i troket morti në derë. Ejani sonte në ora 19.00 në protestë. Tregojini kraharorin e bashkimit këtij pushteti burracakësh. Ngrihuni në këmbë! Në solidaritet me Jonadën dhe prindërit e saj. Në solidaritet me fëmijët e Shqipërisë!/m.j

Next Post
Zbardhet dëshmia e kapitenit të anijes që u kap me kontrabandë: Ndërruam peshkun me 73 mijë litra naftë në Libi, kushtoi 20 mijë dollarë

Zbardhet dëshmia e kapitenit të anijes që u kap me kontrabandë: Ndërruam peshkun me 73 mijë litra naftë në Libi, kushtoi 20 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In