• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e 64-vjeçarit/ Meta: Duhet angazhim serioz, banorët të bashkëpunojnë për evakuimin

by
03/08/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët që humbën personin e tyre si pasojë e zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës. Meta i bën thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha forcat operacione të emergjencës dhe të organizojë urgjentisht operacione nga ajri.

“Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë. I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private”, tha Meta.

Meta përsërit thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të ndihmojë si dhe ka kërkuar nga banorët që të bashkëpunojnë me autoritete për evakuimin e tyre në një vend të sigurt.

“Përsëris thirrjen për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë.

Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme”, tha Meta.

/b.h

Next Post
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 25-vjeçari

Aksident në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagoset drejtuesi i mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In