• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 3-vjeçarit/ Vajza e Roland Xhaxhos pa licencë, prindërit kërkojnë përjashtimin e prokurores

by Java News
15/01/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 28 shtator 2023, kur klinika Splendent mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në 14 dhëmbë të të voglit Brian Spahiu, klinika private nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike.

Babai i 3-vjeçarit i cili humbi jetën 3 ditë pas operacionit, më 1 tetor 2023, në tentativën për të zbardhur të vërtetën e humbjes së djalit, ka zbuluar se klinika e doktoreshë Ina Xhaxhos, aplikoi për tu pajisur me licencë, më 13 tetor, 2 javë pasi Brian Spahiu kishte ndërruar jetë.

Në të njëjtën ditë, më 13 tetor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i kishte shkuar për inspektim, dhe kur zbuloi se klinikës i mungonte licenca për shërbime mjekësore e stomatologjike, vendosi masë administrative, të cilën e la në fuqi edhe më 11 dhjetor 2023, pasi Ina Xhaxho e ankimoi.

Mbi këtë fakt të ri që kanë zbuluar, prindërit e vogëlushit, kanë kërkuar përjashtimin nga hetimi i vdekjes së Brianit, të prokurores Alma Felaj, duke pretenduar se nuk ka vepruar megjithëse klinika Splendent ishte pa licencë kur 3-vjeçari ka bërë kontrolle e ndërhyrje. Në 4 kërkesa resht, Ina Xhaxhos iu refuzua aplikimi për licencë, nga 13 tetori deri më datë 24, me argumentin se nuk përmbushte kriteret e licencimit. Licenca iu lëshua vetëm më 31 tetor.

Këtë hënë (15 janar 2024) ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

‘Në bazë të urdhrit nr. 632 dt. 101.10.2023 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ngritjen e grupit për verifikimin e përmbushjes së standardeve të ofrimit të shërbimit shëndetësor në Klinikën “Splendent”, u krye inspektimi dhe auditimin klinik në datat 12 dhe 13 tetor. Nga ana ISHSH u konstatua se subjekti nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e akivitetit sherbime mjekesore dhe/ose stomatologjike kategoria II. 6 A.3 kabinet dentar.

Nisur nga sa më sipër ndaj subjektit Ina Xhaxho me vendim përfundimtar inspektimi nr. ISHSH- DQ-2023-000036 – 5 Date: 13/10/2023 u vendos masë administative për shkelje të pikës 1, neni 27, të Ligjit 10 107 DT. 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Subjekti Ina Xhaxho ka ankimuar vendimin përfundimtar te inspektimit pranë Komisionit të Ankimit, ISHSH Qendror. Komisioni i Ankimit, ISHSH Qendror ka rrëzuar kërkesën e subjektit Ina Xhaxho, me Vendim nr. 73 datë 11.12.2023 dhe ka lënë në fuqi vendimin përfundimtar të inspektimit ISHSH-DQ-2023- 000036-5 Datë: 13/10/2023.’- thuhet në përgjigjen kthyer Bledian Spahiut më datë 5 janar nga ISHSH.

Ndërkohë ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mësohet se prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon riekspertim. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore në një reagim të bërë sot thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML (Insituti i Mjekësisë Ligjore), krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

/f.s

Next Post
Revista britanike “Mediarun Search”: Shqipëria destinacioni turistik premtues

Revista britanike “Mediarun Search”: Shqipëria destinacioni turistik premtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas dy rasteve të vështirësive në det

Shpëtohen 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil pas dy rasteve të vështirësive në det

July 13, 2026
Saihanba në Kinën Veriore, dikur shkretëtirë sot “Mrekullia e gjelbër”

Saihanba në Kinën Veriore, dikur shkretëtirë sot “Mrekullia e gjelbër”

July 13, 2026
VIDEO/ Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e Llamanit

VIDEO/ Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e Llamanit

July 13, 2026
Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

Sarandë/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

July 13, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

July 13, 2026
Alarm në Moskë, FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Alarm në Moskë, FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

July 13, 2026
Rama pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, ndan pamjet nga takimi me Macron

Rama pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, ndan pamjet nga takimi me Macron

July 13, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Përplasje e fortë SHBA-Iran për Hormuzin! Trump njofton bllokadën dhe tarifën 20%, Teherani kërcënon me reagim ushtarak

July 13, 2026
“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

July 13, 2026
Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In