• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 27-vjeçarit në qeli, reagon Policia: Shfaqi shenja ankthi, u trajtua nga mjeku

by A R
19/05/2018 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar dy ditë pas vdekjes së Enea Ftojit në Komisariatin e Policisë së Korçës. Policia mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj të ndjerit, pretendim ky i ngritur nga familjarët.
Në deklaratën e policisë thuhet se, “reagimi vjen lidhur me lajmin e publikuar, ku ngrihen dyshime për humbjen e jetës së një të riu të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Korçës”.

Policia sqaron se Enea Ftoji ishte kapur në flagrancë, ndërsa kishte vjedhur varësen e një 60-vjeçareje dhe është shoqëruar në polici.

Nga kamerat e sigurisë vihet re se, veprimet e tyre janë kryer me korrektësi të plotë, thuhet nga policia. Gjatë qëndrimit në dhomat e sigurisë, këtij shtetasi për dy ditë i është dhënë ndihmë mjekësore nga një ndihmësmjek, nëpërmjet medikamentit “Diazepan”, pasi kishte shfaqur shenja ankthi dhe në orën 8 të mëngjesit të 17 majit u gjet i vdekur në qeli.

Policia sqaron se nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës në Morgun e Spitalit Korçë nuk janë konstatuar shenja të përdorimit të dhunës. Ky konstatim jepet ndërsa ende nuk ka dalë akti mjekoligjor, që përcakton shkakun e vdekjes./a.m.

Next Post
Vettingu në polici, LSI bashkon votat me PS, miratohet edhe komisioni “Tahiri”

VIDEO/ Balla me dy gishta në lidhjen LIVE të Bashës në facebook, pikantet e javës në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In