Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” në ngargim të shtetasit Dëfrim Hakra, përgjegjës turni në kompaninë që selektonte mbetjet në Sharrë. Ai u arrestua së bashku me disa punonjës të tjerë në lidhje me rastin e vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj i shtypur nga eskavatori i mbetjeve.
Dëfrim Hakrama ndodhet në burg bashkë me shoferin e ekskavatorit Edmond Kallari, ndërsa Gjykata e Apelit liroi më 25 gusht Besnik Brahjan, përgjegjësin e punëtorëve të kompanisë.
Hakrama apeloi masën e sigurisë gjë e cila u hdodh poshtë nga gjykata.
Trupi i 17-vjeçarit që punonte me seleksionimin e plehrave u gjet i copëtuar nga ekskavatori por pavarësisht kësaj, punonjësit e firmës mohuan se ai ishte punonjës në landfill./a.m.











