• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 15-vjeçares, reagon spitali privat: Vajza humbi jetën nga një komplikacion i rrallë

by Java News
16/05/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali “Continental”, aty ku një paciente 15-vjeçare humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, ka reaguar duke thënë se vajza humbi jetën si pasojë e një komplikacioni “të rëndë dhe të rrallë që ndodh gjatë anestezisë”.

“Dje me datë 15.05.2017, rreth orës 24:00, pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin “Continental” pacientja Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se, bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit, të cilët punojnë në Spitalin “Continental”, si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA”, lexohet në deklaratën e spitalit privat.

Sipas “Continental”, Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit”.

“Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh. Spitali “Continental” garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertura në kurriz të së vërtetës”, shton më tej deklarata e spitalit “Continental”./a.ç

Next Post
FOTOT/Kafshime, pushime të çmendura dhe rreze topless

FOTOT/Kafshime, pushime të çmendura dhe rreze topless

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In