• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VD) Vrasja e ish- oficerit shqiptar/ Policia gjermane: 5000 euro për kapjen e autorëve

by Java News
05/04/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia gjermane ofron 5000 euro shpërblim për këdo që ka informacion të vlefshëm që çon në kapjen e autorëve të vrasjes së ish oficerit- shqiptar në Gjermani në 9 janar të këtij viti. Kur kanë kaluar rreth 3 muaj nga vrasja e 46-vjeçarit Kujtim Prenga, i cili u qëllua me armë në sy të vajzës më 9 janar në qytetin e Viselhovedes në Gjermani, policia ende nuk ka informacion për autorët, njofton media gjermane dpa.de.

 Por kush është 46-vjeçari, vrasja e të cilit u pasqyrua nga mediat gjermane dhe ato shqiptare?

“BalkanWeb” ka mundur të zbulojë identitetin dhe ngjarjen për të cilën dyshohet se është vrarë. Ai është Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

TRAGJEDIA TJETËR

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. “BalkanWeb” ka zbuluar se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

LARGIMI
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.

Pak ditë më parë ai ka komunikuar me miq të tij në Shqipëri dhe ka treguar se ndodhej në kamp por në ruajtje me vendim gjykate. “Jam në kamp dhe jam nën ruajtje me vendim gjykate”, mësohet të ketë thënë ai.

VRASJA NË 30 DHJETOR 2011
Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamëz. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz.

Në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30 shtetasi Sokol L. me detyrë punonjës policie në IEVP Fushë­Krujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamëz ku shtetasi Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.

Pasi kanë vajtur në disko kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shteasi Sokol ka komunikuar me keta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.

Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-­tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemte janë larguar duke lënë mjetin ne parkim. Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L.

Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe nje person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë.

I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 7­8 min ka parë 7­8 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 7­8 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga.

I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 2­3 raste për të mos lejuar viktimën dhe shoket e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shoket e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimes Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.

Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonje hakmarrje të mundeshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientet që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.

VRASJA NË GJERMANI
Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qellua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore. Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri ditën e sotme kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Mediat gjermane shkruanin se shqiptari, kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht për vdekje një të ri, për të cilin u dënua edhe me vit burg. Policia gjermane nuk përjashton pistën e hakmarrjes.

Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve.

ma.me

Next Post
Italianët të shokuar nga stili i jetës së shqiptarëve dhe mundësitë për biznes

Italianët të shokuar nga stili i jetës së shqiptarëve dhe mundësitë për biznes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In