• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vazhdon vlerësimi i dëmeve të tërmetit të nëntorit, VOA: Publikohet platforma e aplikimeve online

by Java News
26/01/2020 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare publikoi sot platformën e aplikimeve online për programet e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pjesëtarët e qeverisë dhanë një mori detajesh mbi funksionimin e kësaj platforme, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se qeveria do t’u qëndrojë pranë çdo familjeje që ka humbur gjithë investimin e një jete në pak se një minutë të tërmetit.

Zoti Rama tha se dëmet tërësore nga tërmeti janë mbi 1 miliardë dollarë, ndërsa studimi i plotë do të publikohet pas një jave.

Ai tha se familjet e prekura nga tërmeti do të dëmshpërblehen në bazë të shkallë së dëmtimit të banesave, nivele që janë konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë.

Por sot dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit me 51 shtetas të humbur dhe afor një mijë të plagosur, 14 mijë të pastrehë, opozita deklaroi se qeveria Rama ka dështuar në zgjidhjen e krizës që solli tërmeti.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shënoi në FB se qeveria ende nuk ka nxjerrë një faturë reale të dëmëve nga tërmeti, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara, ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti dhe sorollaten nëpër zyra të administratës për të marrë shumat e premtuara të qerasë.

Zoti Basha tha se mijëra qytetarë ende jetojnë në banesat e dëmtuara, duke rrezikuar jetën dhe shëndetit të tyre dhe të fëmijëve, sepse nuk kanë se ku të strehohen tjetër. Ai tha se shumë biznese po mbyllen nga tërmeti në Durrës e në qytete të tjera e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Bashkimi Europian më 17 shkurt do të organizojë në Bruksel një konferencë ndërkombëtare donatorësh në mbështetje të rindërtimit, që po bën Shqipëria pas tërmetit që e goditi më 26 nëntor. U angazhuan të marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, partnerë të Ballkanit perëndimor dhe vende të tjera, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore. /voa/

Next Post
Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit!

Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In