• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit!

by Alfred Peza
26/01/2020 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në ditën kur u mbushën plot 2 muaj nga katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë, kemi patur dy qasje të kundërta, mes liderëve të mazhorancës dhe opozitës përballë saj. Në vend të një përballje idesh, platformash a projektesh rindërtimi, kemi parë dy mënyrë, dy qasje dhe dy filozofi të kundërta politike mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe sfidantit të tij nga ana tjetër.
Edi Rama paraqiti platformën online “Shtëpia ime”, për të gjithë qytetarët e prekur kryesisht në qarqet Durrës- Lezhë- Tiranë, që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Është fjala për një Regjistër Elektronik për familjet e prekura nga tërmeti, në çdo njësi vendore, ku gjithkush që është i interesuar dhe përfitues i këtij projekti, e ndjek në vijimësi ecurinë e aplikimit të tij në mënyrë individuale përmes smartfonit.

Me pak fjalë, Kryeministri i Shqipërisë e përkufizoi të gjithën këtë si “një formular të thjeshtë dhe një procedurë transparente për këdo që humbi strehën nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe do të kthehet në një banesë më të mirë se ajo që shkatërroi tërmeti”.Ndërsa Kryetari i PD Lulzim Basha, bëri atë që ndoshta di të bëjë më mirë opozita jonë; të hiperbolizojë negatisht gjithçka lidhet me rastin.
Përmes një postimi në facebookun e tij, në formën e një poeme pa rimë pas asnjë fakt e provë konkrete, ai e kishte “dëmtuar rëndë sot armikun e tij” duke thënë gjëra ekstremisht të pavërteta të llojit:“Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën”.
“Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore”.

“Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta pa asnjë ndihmë nga shteti…”, etj.Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama u nis më pas drejt Berlinit për të zhvilluar takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel, posaçërisht për “Programin e Rindërtimit” në prag të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt, Lulzim Basha “as u pa, e as u duk” gjëkundi. Me siguri siç thonë edhe disa media, do të ketë qenë duke bredhur kush e di se ku për weekend, duke mbushur kësisoj me siguri, edhe dhimbjen e madhe për ato që kishteshkruar për tërmetin!

As ditën e parë, as javën dhe muajin e parë të tragjedisë, sikundër edhe tani në muajin e dytë e në vijim, opozita jonë nuk mund të prodhojë dot politikë me fatkeqësinë e shkaktuar nga “Nëna Natyrë”. Asnjë opozitë tjetër në botë, as e ka bërë dhe as nuk ka tentuar që ta bëjë dot ndonjëherë politikë me katastrofat natyrore, që kanë goditur vendet dhe popujt e tyre. Sepse do ishte jo vetë kundërproduktive, por mbi të gjitha, do të dëmtonte më së shumti ata vetë; liderët dhe ato opozitat që do të tentonin ta bënin këtë.Për hir të së vërtetës, Lulzim Basha në veçanti dhe opozita shqiptare në përgjithësi, nuk tentoi fillimisht që ta përdorte tragjedinë për interesa të vogla të politikës së ditës.

Edi Rama zbuloi pak kohë më parë për mediat se “i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne. Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sensin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje.”Pas kësaj Kryeministri i ka bërë edhe dy thirrje të tjera publike, por nuk ka marë përgjigje as për to, nga kreu i PD.

“Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët”,- ka deklaruar Rama.Përtej gjithë kësaj, ka gjithësesi një mënyrë të vetme, që edhe Lulzim Basha dhe opozita jonë të arrijë që të prodhojnë politikë me tërmetin e 26 nëntorit. A ajo kalon përmes bashkëpunimit konstruktiv me mazhorancën qeverisëse, në përpjekjen e pandashme, për tiu gjendur pranë të dëmtuarve deri në marjen udhë të Programit të Rindërtimit.

Nëse nuk mund ta bëjë dot më këtë, fare mirë Lulzim Basha mund të ishte sot përkrah Edi Ramës, në takimet me liderët europianë, duke lobuar sëbashku në shumë shtete e institucione ndërkombëtare, në përgatitje të Konferencës së Donatorëve. Ky do të ishte një mesazh i jashtëzakonshëm, i munguar deri më sot jo vetëm përgjatë historisë së shkuar, por edhe në kulturën aktuale të të bërit politikë në Shqipëri.

Një mesazh jo vetëm për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të kësaj republike, si dhe për gjithë shqiptarët kudo në botë, që ia dhanë këtë leksion solidariteti të jashtëzakonshëm, klasës sonë politike në Tiranë. Mbi të gjitha, ky do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë ndërkombëtarët, që do të shihnin tek elita politike shqiptare një qasje të re dhe krejt ndryshe nga sa janë shfaqur deri më sot përballë tyre.

Nëse kjo qasje e opozitës shqiptare me tërmetin e 26 nëntorit, nuk do të sillte më shumë para më 17 shkurt nga donatorët e huaj, është e siguritë që do të sillte çlirimin e energjive të reja e të munguara pozitive brenda Shqipërisë. Sepse nëpër histori, më shumë sesa nga fatkeqësitë dhe mungesa e vëmendjes së të huajve, shqiptarët kanë vuajtur pasojat shkatërrimtare që kanë sjellë tërmetet e pandalshme të grindjeve, ndarjeve dhe armiqësive të përjetëshme të udhëheqësve tanë politikë.

Next Post
FOTO/ Rrëzohet helikopteri me të cilin po udhëtonte, humb jetën ish-basketbollisti Kobe Bryant

FOTO/ Rrëzohet helikopteri me të cilin po udhëtonte, humb jetën ish-basketbollisti Kobe Bryant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

July 4, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Bullizmi nuk është protestë

July 4, 2026
GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

July 4, 2026
“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

July 4, 2026
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In