• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vazhdon rritja e popullsisë në botë/ Natën e vitit të ri 83 milionë njerëz më shumë se një vit më parë

by Java News
21/12/2019 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia në botë gjatë vitit që po përfundon është rritur me 83 milionë njerëz – kjo i përgjigjet numrit të popullsisë në Gjermani. Çdo sekondë lindin 2,6 njerëz. Me ritme të larta shtohet popullsia në Afrikë.

Natën e vitit të ri sipas parashikimeve në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz. Këta janë 83 milionë më shumë se një vit më parë, vuri në dukje Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover. Sipas këtij fondacioni çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë.

Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë nga rreth 1,3 miliardë që ka aktualisht. Pra do të ketë dyfishim të popullsisë. Gratë në Afrikë lindin ndërkohë mesatarisht 4,4 fëmijë, më shumë se mesatarja botërore me 2,4 fëmijë për grua.

Bazuar në zhvillimin aktual të popullsisë në vitin 2100 në Afrikë do të ketë rreth 4,3 miliardë njerëz. Shkaku kryesor për rritjen e popullsisë në vendet jugore të Saharasë, është shtatëzania e padëshiruar tek gratë, sepse ato nuk janë në gjendje të mbrohen, shpjegon fondacioni.

Image result for New Year's Eve will have 83 million people more than a year ago

Fondacioni bën thirrje për kontraceptivë

Fondacioni bën thirrje për forcimin e të drejtave të grave, fushatat sensibilizuese dhe garatimin e kujdesit shëndetësor, aksesin tek mjetet moderne kontraceptive. Këto objektiva duhet të vihen në fokus të bashkëpunimit për zhvillimin. “Nëse gruaja mund të vendos me vullnet të lirë nëse dhe kur do të lindë fëmijë, popullsia në Afrikë në jugun e Saharasë deri në fund të këtij shekulli do të ishte 30 përqind më pak, nga parashikimet aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e fondacionit Renate Bähr.

Se si është e shpërndarë popullsia në kontinente, fondacioni e shpjegon përmes një modeli: Nëse bota sot do të ishte nëj fshat me 100 banorë, 59 syresh do të vinin nga Azia, 17 nga Afrika, dhjetë nga Europa, tetë nga Amerika Latine, pesë nga Amerika e Veriut dhe një nga Oqeania. Në vitin 2050 ky fshat do të kishte gjithsej 128 banorë./DW

Next Post
VIDEO/ Berlusconi show: Galliani nuk bën më seks se mendon për Monzan, dikur e bëja 6 herë, tani…

VIDEO/ Berlusconi show: Galliani nuk bën më seks se mendon për Monzan, dikur e bëja 6 herë, tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

June 28, 2026
Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In