• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vazhdon forcimi i strukturave paralele serbe në Kosovë

by A R
26/12/2015 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ka vazhduar forcimin e strukturave të saj paralele në Kosovë. Zyra serbe për Kosovën, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka njoftuar se e ka emëruar Zoran Stojkoviçin në krye të zyrës për rajonin e Anamoravës në Kosovë, me seli në Kllokot, raporton Interaktiv në KTV. Stojkoviq do të bëjë koordinimin e funksionimit të institucioneve të Republikës së Serbisë në rajonin e Anamoravës. Ai ka qenë deri para pak ditësh kryetar i komunës paralele në Gjilanit. Zyra e Anamoravës do të jetë përgjegjëse për Gjilanin, Novobërdën, Vitinë dhe Kamenicën. Zyra të tilla të strukturave paralele ka edhe në Mitrovicën Veriore, në Graçanicë dhe në Kralevë.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se pas marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, në tavolinën e negocimit duhet të vijnë për t’u sqaruar disa pyetje të tjera, përcjell koha.net. Ai ka përmendur këtu çështjen e Kishës Ortodokse Serbe, pronën publike dhe private serbe, personat e pagjetur, njohjen e diplomave universitare të Mitrovicës Veriore dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë.

Next Post

Fitimet nga reklamat, televizionet dhe gazetat në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com