Tregu i kombinatit gjatë gjithë kohës ka qenë problem për fluksin e qytetarëve dhe për krijimin e radhave.
Edhe ditën e sotme është parë fluks qytetarësh që bëjnë pazarin.
Sipas ABC News se në këtë treg ka një fluks të shtuar të qytetarëve duke krijuar radhë në hyrjen e tij.
Ndërkohë që ushtria, policia dhe bashkia, ndodhet në hyrje të këtij tregu duke mbajtur rregullin e distancimit dhe ruajtjen e radhës nga qytetarët.
Qytetarët vazhdojnë të hyjnë përmes tunelit të dezinfektimit duke mbajtur maska dhe doreza.
Vendi i rikthehet izolimit në fundjavë duke filluar nga ora 13.00 ditën e sotme deri në orën 5.00 të mëngjesit të së hënës. /e.s/