• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vazhdon debati ‘i nxehtë’ për hetimin ndërkombëtar mbi origjinën e COVID-19

by
29/08/2021 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati lidhur me origjinen e daljes se koronavirusit vazhdon te jete  nje teme e nxehte  ne kete periudhe kur variante te ndryshme  mbajne te mberthyer e ne tension gjithe globin. Kina kundërshton me forcë raportin e publikuar nga agjencitë amerikane të zbulimit mbi gjurmimin e origjinës së COVID-19, ku akuzohet  për “pengimin e hetimeve ndërkombëtare” dhe “mospranimin e ndarjes së informacionit dhe fajësimin e vendeve të tjera”, tha ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara në një deklaratë të shtunën.
Presidenti amerikan Joe Biden u kishte dhënë agjencive të zbulimit 90 ditë kohë për të hetuar lidhur me origjinën e COVID-19. Raporti u paraqit për publikun të premten përmes një përmbledhjeje jopërfundimtare, të paklasifikuar.

Ekspertët e OBSh-së publikojnë rezultatin e studimeve në Wuhan, shkurt 2021(VCG)
Raporti  nga agjencitë amerikane të zbulimit  nuk ka bazë shkencore e besueshmëri, thekson deklarata, duke shtuar se gjurmimi i virusit të COVID-19 është një çështje komplekse shkencore që duhet të bëhet vetëm nga shkencëtarët.

Në deklaratë ritheksohet se Kina ka mbajtur një qëndrim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm që nga shpërthimi i COVID-19, duke publikuar informacion, duke ndarë renditjen e gjenomit të virusit dhe duke kryer bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar sëmundjen, të gjitha këto në kohën më të hershme të mundshme.

“Ne ishim të parët që bashkëpunuam me OBSh-në për gjurmimin e origjinës globale dhe kemi ftuar ekspertët e OBSh-së që të kryejnë hetime dy herë në Kinë. Ne ishim plotësisht të hapur, transparentë dhe bashkëpunues kur ekspertët ishin në Kinë. Ata vizituan çdo vend që kishin në listë për të vizituar, takuan çdo individ që kërkuan të takonin dhe morën të gjitha të dhënat që dëshironin,” thuhet në deklaratë.

Deklarata thotë që në të paktën pesë shtete amerikane, ka pasur raste infeksionesh para se të njoftohej rasti i parë në ShBA.

“Nëse ShBA-ja këmbëngul në teorinë e daljes nga laboratori, a nuk duhet të ftojë ekspertë të OBSh-së në ‘Fort-Detrik’ dhe Universitetin e Karolinës së Veriut për hetim?”, pyetet në deklaratë.

Ambasada i bëri thirrje ShBA-së të zbulojë së pari se çfarë ka ndodhur në laboratorët amerikanë, në vend që “të hedhë baltë mbi të tjerët”.

Deklarata vë në dukje se faza e dytë e studimit të origjinës së koronavirusit duhet të jetë një zgjerim gjithëpërfshirës i fazës së parë dhe  duhet kryer në shumë vende për të gjetur të verteten.

/b.h

Next Post
BE mbyll kufijtë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe 3 shteteve të tjera

BE mbyll kufijtë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe 3 shteteve të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

November 15, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

November 15, 2026
Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

November 15, 2026
Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

November 15, 2026
Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In