Beteja për Vorën duket se nuk pa përfunduar, pavarësisht se procesi i numërimit ka mbaruar dhe fitues është shpallur kandidati i PD Fiqiri Ismaili, me një diferencë të ngushtë votash ndaj rivalit të tij të ASHE-së Luan Sallaku.
Siç raporton Tv Klan Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të ankimojë të hënën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve për Vorën. Sipas LSI në këtë njësi lokale janë regjistruar fiktivisht, për arsye elektorale, 600 persona, të cilët nuk i përkasin kësaj Bashkie.
Një ditë më parë dhe nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta, tha se do të ketë një betejë ligjore për këtë Bashki.
Rezultatet e shpallura nga KZAZ, shpallin fitues Fiqiri Ismailin, me një diferencë prej 258 votash me kandidatin e propozuar nga LSI në emër të koalicionit të majtë, Luan Sallaku.









