“Australian Open” e pa të rikthehej Novak Gjokoviç, por tenisti serbi tregoi edhe njëherë probleme fizike në bërrylin e djathtë.
Për pasojë, ai u eliminua nga koreani Chung, por mbi të gjitha prej asaj dhimbjeje të fortë që ndiente në bërryl.
E përditshmja zvicerane “Blick” njofton se ish-numri një i tenisit botëror i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Muttenz të Zvicrës, për heqjen e një pjese kocke, që dyshohet të jetë shkaku i dhimbjes në bërryl, përgatiti Express. (b.an)