• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Vau i Dejës”, PD akuzon qeverinë, MB: Akuzat dhe shpifjet, programi juaj

by
23/05/2015 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, ku kjo e fundit pretendonte se militantë të majtë me uniforma policie kanë dhunuar vëllain e kandidadit të djathtë në bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.

Përmes një komunikate për media, MB sqaron se menjëherë pas sinjalizimit të incidentit, oficeri i policisë është ndaluar ndërsa kanë nisur hetimet. Po ashtu theksohet se oficeri i policisë do të jetë i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Siç nënvizon MB kjo është një tentativë e PD për të kundërshtuar Policinë e Shtetit në një kohë që nuk kanë asnjë alternativë të re për popullin.

“Në qoftë se z. Paloka ka interes të dijë të vërtetën lidhur me çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me incidentin të cilit i referohet, në kryerjen e detyrës së tij si shpifës profesionist, mjafton që Partia Demokratike të informohet nga kandidati i saj.  Me kandidatin jo vetëm Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe vetë Kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit.  Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria. Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore, që në filllim të këtyre tetëmbëdhjete muajve e gjetëm rrugëve, siç gjetëm rrugëve vetë shtetin e rrënuar nga keqqeverisja e Partisë Demokratike.  Të mbetur pa drejtim, pa program, pa skuadër dhe pa asnjë mundësi për ta kthyer vendin në drejtimin e gabuar, kundështarët politike të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë zgjedhur të bëhen kundërshtarë të Shtetit e të Policisë së Shtetit. Aq më keq për ta.” thuhet në komunikatën e Ministrisë

Incidenti në Vaun e Dejës, Paloka: E shkaktuan militantë të PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Edi Paloka, në një deklaratë nga selia blu akuzoi sot se militantët e majtë me uniforma policie kanë sulmuar vëllain e kandidatit të PD për bashkinë e Vaut të Dejës, Alfred Hilën.

“Qeveria e nisi fushatën zyrtare me dhunë policore. Banditë, militantë të veshur me uniforma policie i kanë ndërprerë rrugën Alfred Hilës, vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij. Inspektori i policisë Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të Alfred Hilës duke u kërcënuar. Pak ditë më parë, më dt. 8 maj, Partia Demokratike e Shkodrës kishte denoncuar me një deklaratë implikimin e policisë së shtetit në fushatën e PS-së. Po ashtu, kandidati i Partisë Demokratike z. Zef Hila, ka denoncuar tek Drejtori i Policisë së Shkodrës, pikërisht Gjergj Dodanin për angazhimin e tij në fushatë duke bërë presion ndaj votuesve demokratë. Por reagimi i shtetit për këto denoncime ka qenë prita e inspektorit të policisë ndaj vëllait të kandidatit të PD-së. Edhe pas ngjarjes dhe denoncimit të djeshëm të Partisë Demokratike, Ministria e Brendshme hesht, Drejtoria e Policisë hesht. Asnjë masë ndaj autorit të kësaj ngjarjeje duke vërtetuar kështu, katërcipërisht implikimin e drejtpërdrejt të shtetit në dhunën ndaj opozitës. Tashmë janë denoncuar dhe raste të tjera si ai i Malësisë së Madhe që demaskojnë faktin se policia e shtetit, në fakt policia e Ramës dhe Tahirit po përdoren në fushatë kundër opozitës. Partia Demokratike i paralajmëron dhe një herë, jo vetëm urdhërdhënësit por dhe ekzekutorët e këtyre akteve, se edhe individualisht, ata që po bëjnë cubat një për një, do të japin llogari shumë shpejt. Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore. Më 21 qershor shqiptarët do ju japin përgjigjen e parë Ramës dhe Metës. Fundi i kësaj maxhorance të dhunës e mjerimit është afër.” tha Paloka

Next Post

LIVE VJENA / Eurovizion, voton Bjellorusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

June 29, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Protestat, analisti: Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare, e ka personale me Ramën

June 29, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

Anatomia e një muaji rezistencë: Bilanc dhe pyetje

June 29, 2026
Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

June 29, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Holanda ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda një viti pas luftës në Ukrainë

June 29, 2026
Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

June 29, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

June 29, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In