• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vatikani konfirmon vizitën e Papa Françeskut në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

by Java News
04/05/2019 11:19
Pope Francis blesses faithful as he is driven through the crowd with his popemobile in St. Peter's Square prior to the start of his weekly general audience at the Vatican, Wednesday, April 10, 2013. (AP Photo/Gregorio Borgia)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku fillon të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do t’i duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes. Në të dyja këto vende ballkanike, katolikët janë një minoritet i vogël.

Bullgaria, një vend me popullsi prej 7.1 milionë banorësh, ka vetëm 58 mijë katolikë. Ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionësh, ka vetëm 15 mijë katolikë, më pak se popullsia e një famullie të Romës.

Një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për një bashkim të ardhshëm të dy degëve të krishtërimit, Lindjes dhe Perëndimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.

Bota ortodokse e konsideron Kishën e Maqedonisë së Veriut në gjendje skizme, që kur ajo shpalli autoqefalinë e saj nga Kisha Ortodokse e Serbisë.

Ndoshta për të mos mërzitur kishat e tjera ortodokse, Papa nuk do të takohet veçmas me Stefanin, primatin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa kjo do të jetë vizita e dytë e një pape në Bullgari, që kur Papa Gjon Pali e vizitoi në vitin 2012, në Maqedoninë e Veriut kjo do të jetë vizita e parë historike, e cila zhvillohet vetëm tre muaj pas ndërrimit të emrit të këtij vendi.

Të martën, Papa do të gjendet në Shkup, ku në një familje shqiptare lindi në vitin 1910 Nënë Tereza (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu). Ajo u shenjtërua nga Papa Françesku në vitin 2016. Papa do të vizitojë memorialin e saj dhe do të takohet me të varfërit që ndihmohen nga urdhëri i murgeshave i themeluar nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen.(VOA

Next Post
Kush janë deputetët ‘tradhtarë’, dikur ish-drejtorë të LSI

Kuvendi i propozon PD-së të caktojë një përfaqësues në Komisionin Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In