• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaterloja e Berishës

by Dritan Hila
20/05/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka qenë ndër fushatat me më pak jehonë pas zgjedhore. Ardhja e kryetarëve të vendeve evropiane katër ditë pas zgjedhjeve dhe takimet e ngrohta me Ramën, i vunë kapak pretendimeve. Atë që para katër vjetësh e bëri Yuri Kim, këtë radhë e bëri Meloni, Starmeri e Makroni.

Partitë e reja mesa duket janë të kënaqura me një rezultat që nuk e prisnin. Tashmë kanë 1-2 deputetë në parlament. Historia shqiptare ka treguar se zakonisht formacione të tilla këtë e kanë kulmin e shkëlqimit dhe pastaj ose asimilohen nga partitë e mëdha në formën e vagonit ose thjesht shuhen dhe kryetarët e tyre vazhdojnë e bëjnë opinionistin televiziv. Kanë një rast që dekompozimi i PD mund t’i japë mundësinë të marrin copa të saj. Kjo kërkon vullnet, rezistencë, ide dhe para që të mbijetojnë.

Rasti që ia vlen analizën është PD. Rikthimi i Berishës ngjan në miniaturë me kthimin nga internimi nga ishulli i Elbës i Napoleonit dhe 100 ditët e lavdisë së tij që u mbyllën me Vaterlonë, por ngjashmëria mbaron këtu. Pasi Napoleoni ishte fshatari që u bë perandor kurse Berisha ishte fshatari që fshatin nuk e nxori dot kurrë nga rropullitë e tij.

Pasi e larguan nga partia, Berisha i hyri betejës për rimarrjen e partisë. Por ata që e prisnin nuk ishin më 20-30 vjeçarët e viteve ‘90-të por disa pleq të lodhur, me flokë të rënë dhe bark të dalë. Nuk ishin më të rinjtë idealistë por zyrtarët e përzënë nga zyrat që prisnin të riktheheshin me lugët që ju ishin ndryshkur në brez.

Ata 20 vjeçarë që e rrethonin në rikthimin e tij, as e kanë idenë se çfarë janë revolucionet dhe betejat. Ca më shumë kur udhëheqësi i plakur ngatërron Tomën me Romën. Janë thjesht ca që kanë parë prindërit e tyre që duke qenë në një parti mund të fitosh ca lek. Thjesht një lloto. Por revolucionet nuk bëhen me kumarxhinj që hipotekojnë fatin.

Ditën që delegacionet evropiane ishin në Shqipëri dhe Starmer i Britanisë dhe Macron i Francës edhe në vizita zyrtare, Berisha sajoi një udhëtim fantazmë në Bruksel ku takoi mes të tjerëve edhe Alastair Campbell, që iu qa për votat. Dhe kujt, njeriut që është këshilltar i Edi Ramës dhe i sugjeroi ngjyrën lejla për partinë dhe termin rilindje për risi të PS.

Gjuha e trupit të Berishës tregonte mjerim. Shpura që e shoqëronte është e po atyre që kanë sigla partish por që partitë e tyre vagona nuk kanë një votë, dhe që e dinë se me Berishën mbyllet edhe cikli i tyre.

Berisha u largua nga Tirana pasi atë tashmë nuk e do ta afrojë askush dhe asnjë nuk pranon t’i japë dorën. Për ata që dikur ishin homologë të tij, ai është histori e mbyllur dhe e pistë që askush nuk do të përzihet.

Tashmë ai ka dy beteja të fundit të jetës: Të mundohet të heqë “nongratat” të paktën për fëmijët e tij e ndërkohë të mbajë të bashkuar PD-në si mburojë politike dhe si sipërmarrje financiare.

Për të parën, po investon shuma që i bëjnë zili edhe një shteti disa herë më të madh se Shqipëria. Me kaq para lobimi, Kosovën do ta njihnin edhe nja 20 shtete të tjera.

Për të dytën, ka zgjedhur një grup parlamentar ku nga 50 syresh, hiq nja 5-6 prej tyre, çfarë mbesin më shumë do vlenin për një ekip boksi. Ca që aderojnë në atë parti dhe përpiqen ti japin vetes një tis politik, tregojnë që as kanë fare instinkt të tillë ose bëjnë budallain, në mos qofshin të tillë.

Betejën me Ramën ai e ka sa për sy e faqe që të mbajë të bashkuar PD rreth vetes, pasi e ka të qartë që jo vetëm nuk e mund dot atë, por rrënimi do bëhet gjithmonë e më i thellë e vit pas viti. Kurse Ramës i duhet Berisha në vend të anestezikut. Fundja vetëm nën narkozë, elektorati i PD mund ta shtyjë edhe katër vjet të tjera në opozitë, që si shumatore bëjnë 16 dhe nuk është çudi të kapin 20-ën. Mjafton që Berishës t’i mbajë shëndeti./dritare.net

Next Post
E rëndë! Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, 47-vjeçari në gjendje kritike

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In