GJIROKASTRA
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë fushën e fshatit Shtëpëz.
Me të marrë sinjalizimin, gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve.
Kujtojmë se në fillim të muajisht gusht një çift bashkëshortësh ndërruan jetë prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Andrea Haxhiaj vdiq në datën 3 gusht pasi flakët i përfshinë shtëpinë, ndërsa 8 ditë më pas ndërroi jetë dhe gruaja e tij, Tatiana Haxhiaj.