• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vaskinimi ndihmon shumë”, epidemiologu: Imuniteti natyror i mjaftueshëm, por të vaksinohet kush s’ka kaluar Covid

by A R
01/09/2021 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, në një intervistë me Mirela Milorin në Klan News, është shprehur se suksesi për të mposhtur virusin Covid-19, është imuniteti natyror dhe vaksinimi.

Sipas tij, kushdo që ka kaluar Covidin ka një imunitet natyror, që sipas tij, kjo mbrojtje është mëse e mjaftueshme.

Alimehmeti thotë se ai vetë personalisht e ka kaluar Covidin, por është vaksinuar për shkak të detyrës.

Ndërsa për personat të cilët nuk kanë kaluar këtë virus dhe për grupet vurnerabël, vaksinimi është i domosdoshëm dhe duhet të aplikohet me patjetër.

Mirela Milori: Sa ndihmon vaksinimi?

Ilir Alimehmeti: Patjetër shumë. Dy çelësa ka këtu. Njëri çelës është kush e ka kaluar në mënyrë natyrore dhe tjetri çelës është vaksinimi. Për vaksinimin ne e dimë fiks se sa persona e kanë bërë dhe mund të flasim me përqindje. Kurse për sa e kanë kaluar nuk e dimë dhe si rrjedhojë nuk flasim dot me përqindje. Por për ç’ka dimë të sigurtë është që është një imunitet më i gjatë dhe më i fortë. Plus kësaj kemi dhe shumë njerëz që dhe janë vaksinuar përtej që e kanë kaluar, kështu që kjo ndihmon në mënyrë absolute dhe kjo është arsyeja pse ne në Shqipëri shohim këto shifra.

Mirela Milori: Jeni vaksinuar ju?

Ilir Alimehmeti: Për shkak të detyrimit kam marrë dozën e parë, por në të kundërt unë mendoj që imuniteti natyror do të dilte më se i mjaftueshëm.

Mirela Milori: Në qoftë se nuk do të ishit mjek nuk do të ishit vaksinuar?

Ilir Alimehmeti: Jo, jo. Këshilla është ajo sepse po ta shikojmë ne me çdo lloj virusi në momentin që ka kaluar në mënyrë natyrore, trupi e ka njohur virusin, më pas nuk ka qenë ndonjëherë nevoja për vaksinë. Patjetër edhe ky virus tek kjo rrugë do shkojë, thjesht do na duhet çik më tepër kohë që të bindemi për këtë.

Mirela Milori: Masa më efikase për ju? Vaksinimi? Distancimi? Masat mbrojtëse cilat janë?

Ilir Alimehmeti: Janë bashkë se po ta shikojmë, vaksinimi mbrojtjen më të madhe e ka ndaj personit që merr vaksinat. Tek ata persona që nuk e kanë kaluar fare ose kanë një imunitet të dobët dhe s’kanë ngritur dot një përgjigje sa duhet ndaj infeksionit natyror, vaksina patjetër ndihmon ndaj rasteve të rënda. Fatkeqësisht nuk është vaksinë neutralizuese, do të thotë që lejon infektimin e personit, si rrjedhojë lejon infektimin e të tjerëve prej këtij personi të vaksinuar, që nxjerr jashtë loje komplet strategjinë e Green Pass, sepse Green Pass për këtë është që të kemi një person përderisa është vaksinuar nuk infekton të tjerët. Kjo siguri nuk ekziston më dhe këtu duhet të punohet. Por vaksina sot me patjetër tek kush nuk e ka kaluar, sidomos tek grupet vurnerabël, në mënyrë absolute është vaksina.

/a.r

Next Post
Zëri i Amerikës i kujton Bashës “ultimatumin” e Yuri Kim e precedentin “Doshi”/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

Zëri i Amerikës i kujton Bashës "ultimatumin" e Yuri Kim e precedentin "Doshi"/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In