• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasilika Hysi: LGBT, ndryshimet që t’u afrohemi standardeve evropiane

by A R
14/05/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Deputetja dhe sekretarja e Reformës për Drejtësi shprehet te JAVAnews për ndryshimet kushtetuese dhe çfarë po rishihet në lidhje me legjislacionin për komunitetin e LGBT-ve. Pse ajo mendon që duhen bërë ndryshimet dhe me çfarë realitetesh po përballet ky komunitet…

Intervistoi Ben Andoni

Sekretarja e Komisionit special të Reformës për Drejtësi tregon te JAVAnews ndryshimet kushtetuese që po bëhen mu ato që prekin edhe komunitetin LGBT. Aktivistja e njohur e të drejtave të njeriut dhe një nga zërat e pakët e mbrojtjes së të drejtave të tyre në parlament sqaron ndryshimin e Nenit 18, pika 2 e Kushtetutës, që sipas saj ndryshon në kuadër të Ndryshimeve Kushtetuese që po bëhen  për Reformën në Drejtësi. Në fakt, propozimet janë bërë nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi.

Pak ditë më parë, çështja e këtyre ndryshimeve u bë nga deputetja Doda, që ka bërë apel publik, në rrjetet sociale në ato që ajo i ka quajtur si atentat. Ajo jo vetëm ka dalë hapur kundër draftit të qeverisë për “Kodin e Familjes”, ku parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks, por ka gjetur rast të kritikojë hapur edhe propozimet dhe deklaratën e Avokatit te Popullit, Igli Totozani, “i cili kërkon të fusë bashkëjetesën gay në kodin e familjes si edhe përkufizime të reja të identitetit gjinor”. Por, nuk është i këtij mendimi Hysi, që mendon se komuniteti i LBGT-ve ende diskriminohet dhe ndryshimet po bëhen që të përshtatemi me standardet evropiane. “Ndryshimet përmbajnë një zgjerim të  shkaqeve për të cilat mund të diskriminohet një person, përfshirë identitetin gjinor dhe orientimet seksual. Në fakt, motive të tilla diskriminuese  janë  parashikuar  edhe më parë në Kodin Penal,  Kodin e Punës dhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Format e Diskriminimit. Kodin për Procedurat Administrative.  

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me  atë evropian  kërkon përmirësime në Kushtetutë dhe në ligje. Nga ana tjetër, realiteti shqiptar tregon se personat e komunitetit LGBT diskriminohen”.

Në fakt, në Shqipëri ekziston  një mendim se ndryshimet po ndodhin si pasojë e një lobimi të fuqishëm politik pro-gay ekzistues, por shumë nga deputetet shumë kur u duhet të shprehen hapur, mundohen të kamuflohen pas deklaratave plot ekuivoke.

Vasilika Hysi ka marrë përsipër shpesh të rrezikojë por edhe të shprehet hapur, paçka se në këtë intervistë mundohet të jetë shumë e kujdesshme me këtë komunitet: “Jo vetëm në shoqëritë tradicionale, por edhe ato moderne, komuniteti LGBT përballet në forma të ndryshme të diskriminimit.  Duke mbajtur parasysh se shoqëria shqiptare  ka qenë dhe vazhdon të jetë tradicionale,  për një pjesë të saj parashikimi i të drejtave të komunitetit LGBT mund të duken të avancuara. Unë mendoj se me ligj  po mbrohen të drejtat e një komuniteti që tashmë ekziston dhe që janë qenie humane që duhet të gëzojnë të drejtat e tyre siç do qenie humane tjetër”, shprehet ajo për Javanews.

Ju keni paraqitur ndryshimet në kuadër të Reformës për Drejtësi në ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës, që lidhen me të ardhmen e statusit të komunitetit LGBT? Çfarë përmban në thelb ky ligj?

“Neni 18, pika 2 e Kushtetutës ndryshon në kuadër të Ndryshimeve Kushtetuese që po bëhen  për Reformën në Drejtësi. Propozimet janë bërë nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi. Ndryshimet përmbajnë një zgjerim të  shkaqeve për të cilat mund të diskriminohet një person, përfshirë identitetin gjinor dhe orientimet seksual. Në fakt, motive të tilla diskriminuese  janë  parashikuar  edhe më parë në Kodin Penal,  Kodin e Punës dhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Format e Diskriminimit. Kodin për Procedurat Administrative.

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me  atë evropian  kërkon përmirësime në Kushtetutë dhe në ligje. Nga ana tjetër, realiteti shqiptar tregon se personat e komunitetit LGBT diskriminohen”.

Jemi shume të avancuar sa i përket të drejtave të këtij komunitetit me miratimin e këtij ligj apo thjesht po mundohemi të jemi bashkëkohës?

“Jo vetëm në shoqëritë tradicionale, por edhe ato moderne, komuniteti LGBT përballet në forma të ndryshme të diskriminimit.  Duke mbajtur parasysh se shoqëria shqiptare  ka qenë dhe vazhdon të jetë tradicionale,  për një pjesë të saj parashikimi i të drejtave të komunitetit LGBT mund të duken të avancuara. Unë mendoj se me ligj  po mbrohen të drejtat e një komuniteti që tashmë ekziston dhe që janë qenie humane që duhet të gëzojnë të drejtat e tyre siç do qënie humane tjetër”.

A preket dhe a duhet amenduar Kodi i Familjes nga këto ndryshime?

“Gjatë viteve të fundit, legjislacioni shqiptar ka ndryshuar dhe është përmirësuar. Ky legjislacion  përfshirë edhe Kodin e Familjes ka nevojë për përmirësime në shumë aspekte. Një pjesë e  ndryshimeve diktohen nga nevoja që ka nxjerrë praktika, të tjera nga nevoja për të përafruar legjislacionin shqiptar me standardet evropiane”.

Next Post

Përfaqësues të Komandës Strategjike të NATO vizitojnë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In