• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përfaqësues të Komandës Strategjike të NATO vizitojnë Shqipërinë

by A R
14/05/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues ushtarakë kombëtarë pranë Komandës Strategjike të NATO për Operacionet, janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare disaditore në vendin tonë. Qëllimi i vizitës është njohja me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të RSH, diskutimi i çështjeve të sigurisë e parë nga perspektiva Shqipërisë, mirënjohja e kontributit të Shqipërisë në operacionet e NATO-s ISAF, KFOR, Resolute Support dhe mbështetja e FARSH për përmbushjen e angazhimeve në kuadër të NATO.

Diskutimi i këtyre çështjeve ishin objekt i takimit që gjeneralmajor Jeronim Bazo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA pati me gjeneral brigade Reinhard Kuhn, përfaqësues ushtarak i Gjermanisë, njëkohësisht edhe dekan i Përfaqësuesve ushtarakë kombëtarë pranë Komandës Strategjike të NATO. Gjeneral Bazo pasi iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë, i ka falënderuar për mbështetjen që vendet e aleancës i kanë dhënë Shqipërisë dhe kryesisht Forcave tona të Armatosura, ka ritheksuar edhe njëherë se Forcat e Armatosura Shqiptare janë dhe do jenë përherë në krah të Aleancës dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

Më tej, me anë të një prezantimi përfaqësuesit ushtarak kombëtarë të vendeve të Aleancës u njohën me zhvillimet më të fundit, sfidat dhe angazhimet kryesore të Forcave të Armatosura Shqiptare. Disa nga këto aspekte, përfaqësuesit ushtarak do të njihen nga afër edhe gjatë vizitave në repartet dhe njësitë kryesore të FARSH.

Axhenda e vizitës do të vijojë edhe me zhvillimin e vizitave të ndryshme në vende historike dhe muzeve, për t’u njohur më nga afër me kulturën dhe traditën e vendit tonë./a.m.

Next Post

(VIDEO) Marina dhe Getoar, dashuri në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In