• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Venecia e dha verdiktin, të mos humbasim asnjë minutë për një Draft konsensual

by A R
29/02/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias mbi Reformën në Drejtësi, ka ardhur dhe reagimi i Lëvizjes Socilaiste për Integrim.

Kryetari i grupit të deputetëve të LSI deklaroi se tashmë “Venecia” ka dhënë një busull për hartimin e një Drafti konsensual dhe gjithëpërfshirës.

“Kemi të qartë opinionin e një institucioni prestigjioz siç është Komisioni i Venecias. Me ardhjen e mendimit të Venecias, do të duhet pa humbur kohë të fillojë nga puna intensive komisioni i posaçëm, dhe në tryezën e këtij komisioni të diskutohet gjerësisht dhe të arrihet një përgatitje e një Drafti konsensual”, tha Vasili.

Më tej zyrtari i lartë i LSI tha se duhet nxituar për të miratuar sa më parë Draftin. Sipas tij çdo minutë e humbur nuk është në të mirë të vendit.

“Çdo minutë kohe duhet përdorur për të arritur sa më parë një Draft konsensual”, deklaroi Vasili.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Sot jemi në këtë komunikim së bashku për një zhvillim kyç do të thosha, në procesin e Reformës në Drejtësi dhe pikërisht që lidhet me ardhjen e opinionit, thuajse përfundimtar të Komisionit të Venecias, lidhur me draftin e dërguar atje, sikurse edhe të gjithë mendimeve të tjera dhe propozimeve alternative, që u konsultuan në Komisionin e Venecias.

Është besoj një moment shumë i rëndësishëm, pasi tanimë kemi të qartë opinionin e një institucioni me një prestigj të padiskutueshëm, siç është Komisioni i Venecias, por edhe të një institucioni i cili është gjerësisht i pranuar nga e gjithë politika shqiptare, si gjykuesi më i mirë i punës së bërë dhe i shqetësimeve që kanë dalë lidhur me Reformën në Drejtësi.

Sigurisht, me ardhjen e këtyre opinioneve procesi hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme, por njëkohësisht edhe shumë intensive, pasi tani pa asnjë hezitim, pse jo pa humbur asnjë minutë kohë, do të duhet që të fillojë intensivisht nga puna Komisioni i Posaçëm i ngritur për Reformën në Drejtësi.

Dhe në tryezën e këtij komisioni, që ka një përfaqësim nga të gjitha forcat politike kryesore parlamentare, të diskutohet gjerësisht dhe të arrihet në përgatitjen e një drafti konsensual, që do të na çonte në sallën e Parlamentit me një produkt të konsoliduar, të gjithëpranuar, i cili tanimë ka edhe një rrugë udhëheqëse ku ai ecën në përgatitjen e tij, pasi ka gjithë opinionin e gjerë dhe të detajuar të Komisionit të Venecias, që si asnjëherë më parë, është impenjuar shumë seriozisht dhe në thellësi për ta asistuar reformën tonë në mënyrë të veçantë në planin kushtetues.

Ndaj duke pasur parasysh, që të gjitha forcat politike kanë shprehur një vullnet të qartë për të bërë reformën në drejtësi, kemi pasur dhe kemi edhe produktin në dorë të një udhëheqësi profesionalisht të nivelit më të lartë, siç ka qenë Komisioni i Venecias.

Dhe së treti, që është dhe më kryesorja, kemi të gjithë detyrimin ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që e kërkojnë këtë reformë në drejtësi. Pra, nuk kemi më kohë për të humbur dhe për të ulur në tavolinë dhe për të ndërtuar atë dialog politik, që i lexon të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias në mënyrë të paanshme, në të mirë të një reforme në drejtësi solide, që shkon përtej interesave të vogla dhe të ngushta politike, por që ndërton më së fundmi, atë reformë në drejtësi dhe atë sistem drejtësie, që shqiptarët duan, të ndryshëm nga ai sistem drejtësie me të cilin duam të ndahemi.

Ndaj çdo minutë kohe duhet përdorur për të arritur sa më parë një draft konsensual, që i hap rrugën pas miratimit të tij dhe punës së madhe dhe të gjerë, të gjithë akteve dhe ligjeve të tjera që do të pasojnë, të cilat janë edhe ato në vetvete një proces i gjerë dhe i komplikuar, por që i jep jetë në tërësi reformës në drejtësi.

Ju faleminderit!

Next Post

Morena Taraku bëhet për spital (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In