• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili shprehet kundër ultimatumeve, por nuk refuzon qeverinë teknike…

by A R
18/03/2017 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili tha në një intervistë për TVSH-në se me rëndësi është që të çohen përpara reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Pas këtyre, sipas Vasilit vjen koalicioni me PS-së. Vasili u bëri thirrje palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të arrijnë një zgjidhje për ligjin e vetingut.

INTERVISTA

Z. Vasili, në fazën ku ndodhet, sa është e kompromentuar dhe sa ka humbur nga vetja Vetting-u?

Unë nuk bëj vlerësime të karakterit moral, humbje apo fitim për Vetingun. Vetingu është një proces, i cili ka filluar me mjaft vullnet politik, të cilin ne po e shprehim shumë qartë edhe me vendimet e njëpasnjëshme në Parlament. Po krijojmë të gjitha premisat e mundshme që ky proces të eci para dhe të mos ndalet në asnjë rast, pasi është një proces i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi në tërësi dhe është një nga elementët delikatë të kësaj reforme.

Z. Vasili, jeni përpjekur të shprehni pamjaftueshmërinë e kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë? Ku mungojnë këto kompetenca?

Jo, nuk kam shprehur pamjaftueshmërinë, por në rastin e miratimit të ligjit të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë, i cili u shqyrtua para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, kam shprehur disa përmirësime, të cilat duhet t’i bëheshin ligjit për ta bërë më funksional, jo vetëm ligjin, por edhe për të rritur efektivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe rast më të mirë se sa momenti kur ligji i drejtësisë për Ministrinë e Drejtësisë do të miratohej, nuk kishte për ta bërë këtë gjë. Dhe përgjithësisht kam vënë re që është gjetur një mirëkuptim edhe me Komisionin e Ligjeve për t’i reflektuar jo thjesht dhe vetëm për Ministrinë e Drejtësisë në vetvete, por në të mirë të atij komunikimi të përditshëm që qytetarët kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ta dhe asgjë më shumë se sa kaq. Sigurisht edhe për raportet që ajo ka me mjaft çështje të tjera, të cilat ajo i mbulon dhe për të cilat kërkon një qartësim në ligj për të evituar edhe boshllëqet, edhe keqkuptimet.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet ende optimiste se Vetingu do të zbatohet edhe me konsensusin e opozitës?

Ligji që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë ndryshimet kushtetuese, sigurisht kërkojnë një bashkëpjesëmarrje të opozitës, pasi ju e dini që ligji flet qartë që komisionet përkatëse janë të përbërë në mënyrë të barabartë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës dhe natyrshëm kjo kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. Nëse do të flasim politikisht, ky proces e kërkon konsensualitetin, pasi këto komisione nuk do kishin mundësi të funksiononin për arsye të mospasjes së një mazhorance të asnjërit krah. Dhe sigurisht që edhe fryma me të cilën u miratua Kushtetuta ishte pikërisht ky konsensualitet. Procesi i Vetting-ut në tërësinë e tij është i ndërtuar mbi këtë logjikë.

A qëndrojnë amendimet e kërkuara nga opozita për Vettingu-n?

Nuk jam njohur me amendime përkatëse për Vetingun. Ju e dini që Vetting-u është ankimuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka një vendim të kësaj Gjykate dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të ecim me zbatimin e këtij ligji, pasi edhe procesi ankimor është shteruar dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër besoj përveçse zbatimi të legjislacionit që kemi në fuqi.

Qeveria teknike është e vetmja rrugë për opozitën për t’ju bashkuar në proceset konsensuale. A ka ndonjë rrugë tjetër?

Nuk kam qenë mbështetës në asnjë rast, as unë dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, i qëndrimeve ekstremale apo qëndrimeve që imponojnë zgjidhje të tilla. Besoj që ulja në tavolinë, dialogu, i cili është shumë i domosdoshëm edhe për Reformën në Drejtësi, edhe për arsyet që unë reshtova më lart, të cilat janë ligjore në lidhje me Vettingu-n, kërkojnë patjetër një bashkëpunim mazhorancë – opozitë për t’i hapur rrugë kësaj Reforme në Drejtësi, e cila është e bashkëpranuar nga të gjithë faktorët politikë. Dhe natyrshëm, çdo lloj kërkesë e karakterit maksimalist – ultimativ e vështirëson dialogun, vështirëson edhe arritjen e gjetjes së një zgjidhjeje. Pra, në të gjitha rastet, besoj që tavolina politike, pa tabu, e cila diskuton gjerësisht për çdo gjë dhe eksploron të gjitha llojet e zgjidhjeve, është rruga më e mirë. LSI i ka bërë vazhdimisht shërbim pikërisht jo konfliktualitetit, por gjetjes së zgjidhjeve.

Z. Vasili, tashmë me postin e ri si ministër i Drejtësisë nuk ju kemi parë të uleni aty ku ulet kabineti qeveritar, por në vendin e Grupit Parlamentar të LSI-së. Përse?

Unë jam pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së dhe ky është një detaj krejtësisht i parëndësishëm për mua. Detyrimi im është që si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të votoj në mënyrë të përgjegjshme dhe së bashku me Grupin Parlamentar të LSI-së, nismat që paraqiten. Se cili është vendi se ku vendoset kartoni në sallë, për mua është i parëndësishëm.

Koalicioni dhe zgjedhjet e 18 Qershorit ?

Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problematika, edhe të qeverisjes, por edhe problematika të tjera politike. Ndërsa, përsa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë tek një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të përfundojmë Reformën Zgjedhore, të përgatisim një Reformë Zgjedhore për t’i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuara dhe të papranuara dhe njëkohësisht të vëmë në lëvizje, të eci përpara Reforma në Drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimisht, këto janë ato të cilave duhet t’u japim përgjigje.

Intervistoi: Melisa Shameti

Next Post
Arsenali mundet sërish

Arsenali mundet sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In