• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili – qeverisë: Merrni masa për lehtësimin e fermerëve

by A R
01/04/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) kërkon marrjen e disa masave nga ana e Qeverisë për të lehtësuar fermerët përpara se të mbërrijë piku i prodhimit bujqësor.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një letre që i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, shpreh shqetësimin e vakuumit ligjor që parasheh pagesat në dorë për produktet bujqësore në tregje, një handikap, qe sipas tij, duhet të korrigjohet me urgjencë.
“Pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë llogari bankare dhe janë larg këtyre shërbimeve, duke e parë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve”, thotë Vasili.
Duke sjellë si shembull vendet e rajonit, Vasili propozon që të ndërhyhet me akte normative të Qeverisë për të lejuar kryerjen e shitblerjeve me para në dorë, deri në 100 mijë lekë për fermerët në pikat e grumbullimit dhe agro-përpunimit.
“Kërkohet zgjidhje urgjente sepse po afrohet piku i prodhimit dhe pengesat në shitje çojnë në dëmtime të prodhimeve në serra dhe arë dhe humbje të mëdha për fermerët”, shprehet kryetari i grupit të LSI-së.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Vasili lidhet me sigurimet, për të cilat kërkohet që të mos vendoset rregulli i pagesës së sigurimeve shoqërore për gjithë vitin për fermerët, në mënyrë që të përfitojnë nga skemat subvencionuese. “Ju propozojmë që të mos ndryshojë kriteri i deritanishëm i detyrimit të pagesës së sigurimeve vetëm për muajin kur ndodh aplikimi”, thuhet në letër.
Së fundmi, Vasili ngre një problematikë që lidhet me doganat, të cilat thotë ai, i mbyllin shërbimet doganore në orën 20:00, ndërkohë që kamionët me prodhime bujqësore lëvizin përtej këtij orari.
Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimit dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë në destinacion. Kjo po penalizon prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, shprehet Vasili në letrën drejtuar kryeministrit dhe disa ministrave.

Next Post

Dhuna ndaj fëmijës jetim në Durrës, prokuroria nis verifikimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In