• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili pranon kurthin e 17 majit: Rama më mori 6 herë, por s’ia hapa telefonin

by Java News
21/06/2017 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LSI Petrit Vasili i ftuar ne emisionin e Sokol Balles, “Top Story”, ka sqaruar edhe deklaratat qe jane dhene ne 17 maj, kur u arrit edhe marreveshja mes Rames dhe Bashes qe beri qe opozita te hynte ne zgjedhje. I pyetur nga Balla, se a eshte e vertet qe Rama e ka marre 6 here ne telefon ate dite Vasilin dhe ky i fundit nuk ia ka hapur, Vasili nuk e mohoi.

Balla: Ka zera qe ju bejne edhe ju përgjegjës për situatën e fundit krijuar mes PS dhe LSI, mëngjesin e 17 majit, në kulm të negociatave, përflitet deri aty që ju s’ja keni ngritur 6 herë kryeministrit telefonin kur ai ju ka marrë atë ditë.

Vasili: Historia e hapjes dhe mbylljes së telefonit është jo vetëm qesharake por janë vogëlimat që Rilindja është përpjekur të funksionojë. Problemi i 17 majit ishte një moment…Vendi po shkonte drejt greminës së zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën kërkohej një qëndrim i prere dhe i rreptë. Gjithcka ishte përgatitur që të shkonim në zgjedhje pa opozitën, ishte e qëllimshme”, tha Vasili.

Referuar deklarates se kryeministrit se prishja me LSI erdhi te reforma në drejtësi, Vasili tha:

Kur gënjeshtra kthehet në profesion del nga kontrolli, në rastin konkret bëhet fjalë për një gënjeshtar. Ne kemi pasur një qëndrim, duhet patjetër reforma, ka një të vërtetë, kryeministri kërkonte drejtesi të njënshme që do votohej pa praninë e opozitës zyrtare.

Në Top Story, Petrit Vasili la të kuptohej se LSI nuk do të hynte në koalicion qeverisës me Edi Ramën Kryeministër. I pyetur nga Sokol Balla nëse koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vdekur, Vasili iu përgjigj duke përdorur edhe sloganin e fushatës.

“Edi Rama mori një shans për të qenë Kryeministër i Shqipërisë, shans që e humbi, shpërdoroi dhe përdhosi. Ne kemi një program “Një shans për të gjithë” dhe Edi Rama e ka deklaruar këtë vetë, e ka deklaruar këtu që do të ikë nëse nuk del forcë e parë. Ne do ja japim një shans që të ikë”, tha ai.

Kreu i LSI-së tha se në këtë fushatë, forca politike që ai drejton “lufton” në dy fronte të ndara mirë me njëri-tjetrin, ndërsa i pyetur për mundësinë e një koalicioni me PD-në, Vasili tha se në këtë moment, LSI është e përqendruar në shpjegimin e programit për qytetarët.

“Ne kemi zgjedhur një aleancë për të krijuar shtetin qytetarit që paguan dhe shteti u rikthen qetësinë dhe investimet”, thotë ai.

ma.me

Next Post
Çuçi: LSI retorikë boshe, me njerëz që flasin për numra telefoni

Çuçi: Votoni PS që t'i japim fund punësimeve partiake që ju blejnë dinjitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In