• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Me PD-në na bashkoi halli i madh i shqiptarëve!

by Java News
22/01/2018 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili thotë se LSI dhe PD janë bashkë vetëm prej halleve që kanë shqiptarët. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim tregon se në protestën e 27 janarit do ta gjejë veten çdo familje duke shtuar se qeverisja “Rama” këtë mandat po torturon qytetarët.

Ai ka folur sot në studion e News24 për gjendjen në vend ku tha se kjo protestës nuk është si të tjerat të zhvilluara më parë.

“Protesta është një veprim politiko shoqëror madhor. Nuk është si çdo protestë e zhvilluar më parë. Ndodh në një moment shumë delikat për të ardhmen e vendit. Vendi ndodhet një moment tensioni shoqëror.

Kemi rastin e protestës së naftëtarëve, protestën e transportit, vrasje e krime në mënyrë të përditshme, ka një shtet të bllokuar që nuk iu jep zgjidhje problemeve, taksa që rriten në mënyrë të vazhdueshme. Një politikë falimentuese për të varfrit dhe priviligjim për të oligarkët.

Kësaj i është shtuar edhe bllokimi i qëllimshëm i reformës në drejtësi nga kryeministrit. Sabotim i qëllimshëm, i studiuar, i mirëmenduar.

Kësaj qeverie i intereson të mos ketë kontroll europian që këto fenomene shumë të rëndë janë të gjitha ato që formësojnë një qëndrim të madh shoqëror dhe politik.

Është fillimi i një reagimi pa frikë për të kthyer normalitetin. Janë motive shumë të forta e të vlefshme, ku çdo familje shqiptare e gjen veten në 27 janar.

Ai tha se kjo protestë është madhore pasië jemi përpara një mjerimi që s’ka përgjigje por indiferencë. “Këtë indiferencë e tregoi e sotmja, kur kryeministrit bisedonte virtualisht me një kategori shumë të sakrifikuar, pra nuk kishte vend në zyrën e tij për këta njerëz që janë robtuar për bukën e gojës.

Kryeministri është takuar, ka folur nga afër me shoqatat e riciklimit të plehrave por nuk kishte mundësi për naftëtarët. Një nga shembujt më të shëmtuar të përbuzjes së kryeministrit ndaj njerëzve të varfër.

Gjëja kryesore për të cilën jemi së bashku është një hall i madh që i ka zënë shqiptarët. Qindra mijëra shqiptarë ndodhen në një varfëri të frikshme.

VOA 2 ditë më parë bëri publik një lajm ku thoshte se pritet një tjetër valë largimesh masive nga Shqipëria. Kjo ndodh vetëm për shkak të varfërisë dhe pasigurisë. Një vend që po shkretohet vetëm se ka një qeveri të pandjeshme, në kufijtë e mizorisë.

Raport shumë pozitiv. Ne kemi pasur edhe një komunikim tjetër para një jave me të gjithë ambasadorët. Kryemadhi ka pasur një vizitë të shkëlqyer në SHBA, ka komunikim edhe në BE”, u shpreh Vasili.

 

Next Post
Rrjedhja e votave pro Ruçit, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar në PD

Basha deputetëve të PD: Të enjten diskutoni në funksion të thirrjes për protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In