Petrit Vasili ka qenë i pari nga opozita që ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama sa i përket deklaratave të dëshmitarit X që pretendonte se kishte bashkëpunuar me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por tashmë ishte penduar.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së thotë se shefi i qeverisë e ka trurin si drejtëkëndësh dhe të mbushur me tallash.
“Kryeministri nga drejtor laboratori audio dje u be presor gjeometrie sot.
Dhe behet qe çke me ate pune se ky kryeminister nuk e ka trurin me rrudha si gjithe vdekataret, por drejtkendesh si te gjithe ata qe kane tallash ne koke”,shkruan deputeti Vasili.
Ndërkohë, shefi i qeverisë teksa publikonte dëshminë e Albert Veliut, ironizonte:
“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”.