• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili me raporterët e KiE: Me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi sipas kushtetutës

by A R
28/02/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, në vijim të vizitës së tyre fakt-mbledhëse në Tiranë.

Gjatë takimit, bashkëraporterët pjesë e këtij delegacioni, kanë shfaqur interes lidhur me fazën aktuale të Reformës në Drejtësi, procesin e vetting-ut, zhvillimet e fundit politike në vend si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ministri Vasili është shprehur i kënaqur për mundësinë e zhvillimit të këtij takimi ndërsa ka vlerësuar se kjo vizitë e bashkëraporterët vjen në momentin e duhur, referuar edhe dinamikave delikate të zhvillimeve aktuale në Shqipëri.

Lidhur me hapat dhe të gjitha vendimmarrjet që pritet të ndërmerren nga aktorët vendas dhe ata ndërkombëtarë mbi zbatimin e reformës në drejtësi, Ministri Vasili tërhoqi vëmendjen se është momenti për të treguar maturi, racionalitet dhe ekuilibër, në mënyrë që të mos përsëriten histori të së shkuarës lidhur me respektin e munguar ndaj ligjit dhe Kushtetutës.

Vasili vlerësoi se është me rëndësi që mesazhi i cili është dhënë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për një qasje të re ndaj ligjit dhe respektimin rigoroz të tij, është mesazhi më i mirë edhe për zbatimin e një reformë solide.

Njëkohësisht, Ministri Vasili bëri me dije se autoriteti i Këshillit të Europës është i mirëpritur në vendin tonë, duke vlerësuar se çdo herë ai ka treguar ekuilibër lidhur me problemet e Shqipërisë. /a.m.

Next Post
Hajdari: Bizneset të mos pranojnë inspektorë të paçertifikuar. Inspektimi online do shtrihet në gjithë vendin

Hajdari: Bizneset të mos pranojnë inspektorë të paçertifikuar. Inspektimi online do shtrihet në gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In