• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vasili kundër referendumit: Kuvendi ka aftësinë dhe besimin e qytetarëve

by A R
19/01/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili i ka cilësuar si “vlerë e shtuar për procesin” sugjerimet e LSI dhe PD, paralelisht me draftin e ekspertëve të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi.

I ftuar në Ora News, nënkryetari i LSI, deklaroi se konsensusi i nxituar do të përsëriste gabimet e kaluara, duke sjellë në vëmendje ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“Sigurisht për tavolinën e punës të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi të ketë sa më shumë opinione, sa më shumë qëndrime, të cilat afrohen gjithnjë e më shumë drejt një opinioni të qendërzuar siç është ai i Venecias, për të pasur një reformë në drejtësi, e cila është e qëndrueshme dhe afatgjatë, dhe jo një reformë që lind sot dhe vdes nesër, e cila prodhon tërësisht mosbesim dhe një pasiguri të madhe tek qytetarët për drejtësinë. Së dyti, është një reformë, e cila për shkak të këtij debati, diskutimi duhet të zhvillohet nën hullinë e një reforme transparente.Në rast se në një sekondë dhe menjëherë, të gjithë do të kishin një qëndrim të unifikuar, në çast, për një draft, i cili është i ekspertëve, nuk është i tryezës politike, do të thotë që do të kishim o një konsensus prematurë, pra të papjekur si duhet, i cili mund të na prodhonte ato sëmundje të konsensuseve të shpejta që i kemi pasur kohë më parë. Kushtetuta është ndryshuar për herë të fundit në vitin 2008 dhe konsensusi u arrit shumë shpejt, jashtë syve të publikut, pa transparencë. Dhe ja ku jemi sot, ja ku ndodhemi këtu, të obliguar, të detyruar të ndryshojmë Kushtetutën në mjaft pika të saj për ta bërë sistemin e drejtësisë të funksionojë”.

Propozimet e LSI, sipas Vasilit janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Kemi mobilizuar ekspertizën më të mirë profesionale. Edhe ne si LSI kemi konstucionalistë mjaft të zotë për ta pasuruar procesin e rishikimit. Unë e vlerësoj për gjithë punën e bërë draftin e ekspertëve. Asnjë nuk mund të pretendojë se ka një draft shterues, që shteronte gjithçka. Një problem i komplikuar kërkon edhe shkëmbimeve të gjera mendimesh dhe një debat të gjerë sepse bëhet fjalë për një problem shumë serioz siç është drejtësia, me tronditje të thellë brenda vetes, i cili kërkon zgjidhje të thella. Nuk mund ta ketë askush çelësin magjik për të pasur një draft që shteron gjithçka”.

Zërat për një afrim mes LSI dhe PD, Vasili i konsideron thashetheme të vitit të ri.

“Unë do të thosha që, në një farë mënyre, kam pasur fatin të jem në studion tuaj edhe në kohën e verës kur janë ndërtuar ato që quhen dosjet e thashethemet e verës, tani kemi këto të Vitit të Ri. Praktikisht, ne jemi të bashkuar dhe jemi në një forcë politike si mazhorancë për të kryer reformën në drejtësi dhe është aksion i kësaj mazhorance reforma në drejtësi”.

I pyetur për referendumin, Vasili tha se parlamenti ka të gjithë ekspertizën dhe besimin e qytetarëve për realizimin e reformës në drejtësi.

Next Post

A. Saudite bombardime në Jemen, 26 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In