• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili kundër ligjit për pakicat, Bushati: 4 ish-ministrat e LSI e firmosën

by A R
13/10/2017 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Bushati i është përgjigjur Vasilit duke i kujtuar se kur ishit në qeveri më PS ishit dakord, madje ai theksoi se 4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje.

“Vasili kur ishte pjesë e kabinetit nuk kishte asnjë shqetësim për ligjin që ndodhet sot në Kuvend. Por kur ndryshon nga njëra anë e tavolinë në tjetrën ndryshon edhe qëndrimet.

Konventa Kuadër nuk është shkelur.  U tha që ligji është anti-kushtetues, ajo flet për termin pakicë kombëtare. U fol për zona minoritare, nuk ka koncepte të tilla, janë koncepte hoxhiste. Akademia e Shkencave është shprehur për këtë projekt.

4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje. Tani na thuhet mos e miratojmë sot, cila është alternativa? 2 vite në qeveri jemi dakord, tak bëjmë daci bau dhe themi po e bëjmë Shqipërinë multi-etnike. Të vish këtu të lexosh broçkulla dhe të lexosh letra letërsie të dalë boje. Të vish dhe të kesh fobi ndaj pakicave..” deklaroi ai.

***

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili kërkon që ligji për pakicat të mos votohet sot, pasi është në shkelje. Ai e cilësoi ligjin si konformizëm servil dhe shenjë e injorancës shtetërore.

“Seanca e djeshme mori një rrugë të gabuar. Tensionet e djeshme duhet të shmangeshin. Ligji i pakicave për nga mënyra si është përgatitur nuk është për t’u miratuar sot, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventave Kuadër Ndërkombëtare.

Projektligji nuk as koherencë dhe as standarde bashkëkohore. Ky është konformizëm servil, shenjë e injorancës shtetërore. Ky është provokim ndaj shqiptarëve, pasi po mblidhen pakica. Duhet ta përpunojmë projektligjin, duhet të ketë debat publik për të pasur në ligj sipas standardeve dhe atë traditë të shtetit shqiptar” deklaroi ai.

***

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare.

Kështu, pas situatës së krijuar mbrëmjen e djeshme pas vendimit për përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Flamur Noka, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shtyhu punimet për sot. Siç u bë me dije edhe mbrëmë, seanca nisi në orën 08:30, me të njëjtin rend dite.

Ndërkohë, i pari që ka mbajtur fjalën nga foltorja ka qenë deputeti i LSI, Shezai Rrokaj.

Këtij të fundit iu ndërpre fjala ditën e djeshme për shkak të përplasjes së Flamur Nokës më Gramoz Ruçin.

Në fillim të seancës, deputetët kanë mbajtur edhe një minutë heshtje për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Dritan Priftit. Homazhet për Priftin pritet të zhvillohen sot paradite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

/b.d

VIJON…

Next Post
Kvitko, po flladitet rusja e zjarrtë

Kvitko, po flladitet rusja e zjarrtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

October 23, 2026
Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

October 23, 2026
Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

October 23, 2026
40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In