• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Kompromiset pozitë- opozitë, larg kërkesave ekstremiste

by Java News
17/03/2017 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përballë kushtit të panegociueshëm të kryedemokratit Lulzim Basha për largimin e Ramës dhe qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira, ka reaguar ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Ai thotë se kërkesa e Bashës për qeveri teknike është maksimaliste, por sipas tij, mazhoranca duhet të ulet dhe të diskutojë me opozitën.

Vasili: “Sigurisht, kërkesa për qeveri teknike, është një kërkesë maksimaliste. Ideja ka qenë se meqë kemi probleme të mëdha siç kemi problemet e drejtësisë, të kthehet opozita sa më parë me frymë mirëkuptimi në Parlament. Duam s’duam, kemi ca çështje të mbetura pezull që na lidhin me opozitën. Kjo kërkon një politikë kompromisi. A kemi detyrë si mazhorancë?

Kemi detyrë relativisht edhe më të vështirë, pasi mazhorancat kanë pushtet në dorë, sigurisht ka edhe detyra në raste të caktuara, kompromiseve të arsyeshme, që të tregojë tolerancë maksimale. Dhe kësaj tolerance nuk duhet t’i shmangemi sa të kemi mundësi. Të hulumtojmë çdo rrugë për të arritur tek kompromisi, duke përjashtuar ekstremizmat, ngado që të vijnë”. 

Deklaraten Vasili e ka bere ne emisionin “Arena” te Dritan Hilës në “Ora News”, ku i pyetur edhe nëse ka ardhur tashmë moment që Ilir Meta të plotësojë ambicjen e tij për kryeministër, Vasili u shpreh se në këto momente fokusi i LSI është që vendi të hyj në zgjedhje.

Kryefjala e diskutimeve ka ishte pa dyshim reforma në drejtës, një reformë që në vlerësimin e ministrit Vasili ka përball një ngërç edhe më serioz se ai politik

Vasili: “Është e vërtetë që flitet për lojëra politike. Ka një problem. Legjislacioni i miratuar krijoi edhe një problem të ri. Kushtet dhe puritanizmi ekstrem ka bërë që edhe kur procesi politik të mos jetë pengesë, ne nuk kemi kandidatë edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Procesi është i hapur dhe nuk ka numër kandidatësh. Ka pasur disa kërkesa për ta rihapur procesin, që edhe ky është shumë i ndërlikuar.  Ne po përballemi me një problem të ri. Në këtë moment nuk ka rol politika, por kandidatët. Nga të gjitha trupat që konkurruan, në të gjitha kishim kandidat më pak se sa vendet në dispozicion“.

Z.Vasili ka hedhur poshtë  akuzat se LSI po e bllokon me mekanizma të brendshëm reformën në drejtësi, duke thënë  se ishte vota e LSI që e çoi përpara këtë reformë në Komisionin e Posaçëm.

Vasili: “Këto figuracione nuk kanë të bëjnë me politikën. Me shtetin kanë të bëjnë 84 vota, kur nuk bëhen pa LSI, tërë ata që janë tromaksur nga trutë e kokës që thonë jo LSI e do, nuk e do, do të thotë që nuk janë mirë nga mendja. 84 vota bëhen me LSI”.

Për sa i përket procesit të Vettingut ,Vasili  thotë se LSI ka qenë gjithmonë luajale në veprimet  e saj, ndryshe nga partitë e tjera

Vasili: “Përtej faktorit ndërkombëtar me të cilin po shkonim drejt një votimi të njëanshëm, LSI pa dinakëri por shumë sinqeritet bëri shërbim konsensualiteti. Nëse ka njeri që e bezdis luajaliteti i LSI është problem i tij, ky nuk ishte investim për LSI, ky ishte investim për Shqipërinë. Nuk fitonte asgjë LSI nga kjo, ka qenë qëndrim i ndershëm. Sesi kanë luajtur partitë e tjera taktikisht për të bllokuar njëri-tjetrin apo kapur sistemin, ne kemi qenë jashtë kësaj gjëje”.

ma.me

Next Post
Ministrja Kodheli merr pjesë në përcjelljen e kontigjentit të 3-të të Forcës Detare në detin Egje 

Ministrja Kodheli merr pjesë në përcjelljen e kontigjentit të 3-të të Forcës Detare në detin Egje 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com