Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Vasili pohoi se kreu i qeverisë i do gjërat vetëm.
“Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.”, tha Vasili pasditen e sotme.
Reagimi i kreut të LSI erdhi pas Komunikimit Javor të Ramës. Ky i fundit u shpreh se partitë e tjera i duan votat për t’u bërë pjesë e pushtetit me qëllim që të ndajnë drejtoritë dhe të vjedhin. /b.d











