• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili i LSI vë në dyshim vendimin e ‘Venecias’ për zgjedhjet lokale: Çfarë “halli” apo lobimi e bëri që të kundërshtojë ODHIR-in e vetveten

by Java News
15/10/2021 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka analizuar rekomandimet e fundit të Komisionit të Venecias për sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2019 dhe dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e tyre.

Përmes një postimi në facebook, Vasili shprehet se vendimi i Komisionit të Venecias i vitit 2019 bie në kundërshtimin me rekomandimin e dhënë ditën e djeshme.

Sipas tij Komisioni po kundërshton vetveten dhe rasportin e OSBE-ODHIR, pasi më 2019-ën këshillonte se dekreti i presidentit nuk u kundërshtua siç duhej përpara ndonjë gjykata, ndërkohë që në raportin e fundit deklaron se çështja e zgjedhjeve nuk është objekt i Gjykatës Kushtetuese.

Vasili duke shqyrtuar në rrafsh krahasues këto dy vendime, ngre pikëpyetjet mbi lobimin që mund ta ketë bërë Komisionin e Venecias të kundërshtojë vetveten, por edhe raportin e ODHIR.

Postimi i plotë

Çfare ” halli” apo lobimi e vuri Venecian kunder ODIHR dhe kunder vetes!?

Venecia ka bere opinionin e saj ndaj kerkeses se Shoqates se Kryetateve te Bashkive per zgjedhjet lokale moniste te 30 qershorit.

Eshte dukshem nje opinion i mberthyer nga nje “hall” i madh sepse opinioni i kundervihet hapur dhe ne menyre vetvrasese raportit final te ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thote qarte:

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”

Por Venecia serish nen ngerçin e ” hallit” del edhe kunder vetes sepse ne Opinionin Final nr. 959/2019 thote:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.

Ndersa ne opinionin e dy diteve me pare te 13 tetorit 2021 Venecia ne nje kontradikte vetvrasese thote:

“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Ndersa ODIHR ne opinionin final per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thote:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:

mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;

fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?

Pergjigja eshte sigurisht: PO!

Atehere Pyetja e madhe, qe shtron kushdo eshte:

Çfare halli apo ç’lobim e vuri Venecian ne kete pozicion vertete qesharak sa qe e detyron ti kundervihet ODIHR dhe vetes??

Zgjedhjet moniste te 30 qershorit u zhvilluan pa dekret te Presidentit, me bojkotimin e 85 % te popullit, me nje vote te hapur dhe jo te fshehte pra ishin zgjedhje partiake te rilindjes dhe jo zgjedhje te pergjithshme lokale./m.j

Next Post
Zgjidhen tre anëtarë të rinj të KLP-së, ja emrat dhe votat për secilin

Zgjidhen tre anëtarë të rinj të KLP-së, ja emrat dhe votat për secilin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In