Sot në orën 14:00 është paralajmëruar të mbahet ceremonia mortore për të ndjerin Kostandino Kacifas, trupin e të cilit e mori familja një ditë më parë.
Në doganën e Kakavijës ka forca të shtuara policore për të rritur sigurinë. Po, prezencë policore ka edhe në fshatin Bularat për të shmangur ndonjë incident.
Një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës.
Varrimi i Kacifas do të kryhet në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër, ku pritet të marrin pjesë edhe shumë qytetarë nga Greqia. gjatë natës kanë mbërritur autobusët e parë nga vendi fqinj.
a.ç