Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se marrëvëshja për ndërtimin e dy vendprehjeve të reja për ushtarët e rënë grekë është firmosur në 2009 dhe se nuk ka një marrëveshje të re.
“Diskutimet për varrezat e ushtarëve grekë kanë filluar që në 1973. Deri në 1989 qeveria shqiptare ka patur qëndrim refuzues. Në 2009 është rënë dakord që të ndërtohen dy vendprehje. Nuk ka marrëveshje të re për varrezat e ushtarëve grekë. Nuk përputhen shifrat tona më shifrat greke”, deklaroi Bushati
javanews.al