• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varreza bëhet me pronar në Tiranë/ Banorët: Po të vdekurit ku t’i çojmë?

by
01/06/2022 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar pasi që prej viteve 2000 kanë paguar lekë tek një banor i zonës, i cili pretendonte se kishte një truall. Ata dhanë paratë që ky truall të përdorej si varrezë. Rreth 100 familje gjatë kësaj kohe kanë varrosur të afërmit e tyre.

Në vitin 2014 del një pronar i ri, i cili pretendon se e bleu këtë tokë dhe nuk kishte dijeni, që aty kishte varre. Banorët thonë se pronari ka rrethuar tokën ku janë varrezat.

“Ne jemi një komunitet që banojmë një pjesë që nga viti 1996 në këtë zonën e ashtuquajtur Shkoza. Jemi rreth 100 familje. Një komision i ngritur nga ana e këtij komuniteti i përbërë nga 4 deri në 6 veta, kanë kontaktuar me pronarin e kësaj zone dhe kemi blerë një sipërfaqe toke të pakufizuar. Nuk e di nëse ka pasur dokument në atë kohë. Kjo pjesë është njohur si varreza e këtij komuniteti. Problemi qëndron që gjatë periudhës e në vazhdim këtu ka një njeri të cilin unë nuk e njoh që po punonte këtu. Ky zotëria pretendonte që në 2014 e ka blerë nga një person të cilin e ka pasur të punësuar”.

“Ai ka vazhduar duke vepruar prapë, duke ngushtuar të gjitha varrezat, të gjitha rrugët hyrëse nëpër varrezat tona. Që në 2012 kam im atë të varrosur në këto varreza”.

“Nuk e dimë a e ka me letra apo pa letra, si është rishitur kjo sipërfaqe toke në një kohë që bashkia duhet ta kishte kompensuar”.

“Para 2-3 javësh erdha se kam edhe plakun pak pa terezi, i sëmurë, edhe thashë të jetë një vend i zënë. Rastisi edhe ai këtu. Më tha mua këtu nuk ke asnjë vend. Erdhi nguli shtyllat. Pastaj zuri vend hajde këtu tha meqënëse e ke hallin, po sa lekë do më paguash. I thashë unë s’paguaj asnjë lekë. Në qoftë se paguan gjithë komuniteti për herë të dytë, do paguaj edhe unë i thashë”.

Gazetarja e Stop bisedoi edhe me pronarin e parë i cili u ka shitur tokën banorëve. Ai thotë se një pjese toke ka qenë e tij dhe jo e gjitha, por dokumente për shitjen e asaj toke nuk ka patur.

“Ka qenë një pronë…prona sipër ka qenë prona ime. Ajo pjesa poshtë ka qenë. Kur e kam pas dhënë unë, ka qenë pronë …kështu me një fjalë s’ka qenë pemtore. Dhe unë iu dhashë atyre një pjesë. Ka qenë pa letra. Ashtu ishte puna, që ato donin një vend të vogël, një vend për varreza. Ajo pjesa ka qenë pa pronar, kur e kam dhënë unë. Edhe tokat janë shit nëpër zyra, ato nuk i kanë kontrolluar hiç. Janë të gjithë të përfshirë. Është bërë një rrëmujë aty, ç’a të them unë”, thotë ai. Në emisionin Stop ka ardhur edhe vetë pronari aktual i tokës që thotë se e ka blerë. Edhe vetë zotëria kërkon zgjidhje për rastin. “Për këtë truall të blerë, tokë bujqësore e llojit pemtore të blerë në fund të vitit 2013 unë kam dokumentacionin përkatës shit-blerje dhe unë kam marrë certifikatën e pasurisë. Për të qenë realë dhe të vërtetë, unë nuk e kam ditur që aty ka varre, por blerja është bërë me një përjashtim të vogël mbi bazën e njohjes personale duke qenë edhe miq edhe shokë pune të vjetër dhe kur kam shkuar për ta parë pronën ishte e pyllëzuar, me varreza brenda. Për mua ka rëndësi kjo, që ata të mos evolojnë tek puna ime kur nuk di ku kanë letrat e veta”, thotë pronari i tokës./ Tv Klan

/e.d

Next Post
Nuk u regjistrua në zgjedhje, Mediu: Dy grupet në PD duan përplasje elektorale

Do t’i bashkoheni Dukës? Mediu: Opozita nuk mund të jetë një ushtri e vendosur në rresht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In