• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varr madhështor

by Edison Ypi
05/03/2025 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Të mbledhësh në një koalicion parazgjedhor ku janë e ku s’janë gjithë qesharakët me nam, injorantët me damkë, analfabetët funksionalë, bastardat më të famshëm, krejt teveqelët, kokëboshat, hajdutat, spiunat, budallenjtë, hunjtë e gardhit, tubat e gjirizave, delirantët, donkishotat, biçimsëzët e Diktaturës, sorollopët e nomenklaturës, rroçat, poçat, pra llumin e Kombit, a nuk është kjo një vepër madhështore që do kujtohet dhe nderohet në shekuj ?
Të kesh paturpësinë, partinë që ta krijuan, votuan, ndihmuan të tjerët, ta vrasësh dhe ta varrosësh, jo me duart e tjetrit, që pastaj të dyshosh në është gjallë apo ka vdekur, por me duart e tua, dhe pa tu dridhur qerpiku të premtosh duke uluritur se do e ngjallësh, a ka absurd kriminal më madhështor ?
Të humbësh rradhazi me vite e vite, dhe çdo herë të klithësh se të vodhën, çfarë mund të jetë tjetër veçse një e paparë dhe e padëgjuar çmenduri madhështore ?

Të bësh propagandë me shpresën idiote se duke paguar me pare të vjedhura një çetë sahanlëprësish masturbativë që llafosen me njëritjetrin rrotull mangallit duke pjekur gështenja mbi prush në një natë dimri, a nuk është një rrenë aq madhështore sa s’ka kandar që e mban ?

Fjalët, fjalori, gjestet, manovrat, marifetet, totalisht dhe imtësisht nga arkeologjia muzeale komuniste orwelliane, aq sa që do zilepsnin Leninin, Stalinin, dhe vetë Dreqin, s’ka pafytyrësi bolshevike më madhështore.
Ta kesh partinë me të gjitha në krye: departamente, seksione, drejtorë, shefa e të tjerë e të tjerë, dhe t’i biesh Shqipërisë pash’ më pash’ e rrotull e rrotull e kryqetërthor, e të mos gjesh dot 1 për bè, ore 1 të vetëm po të them, simpatizant, sepse elektorati të ka avulluar i tëri, thuam, o i vdekur i pakallur, torollepsje hileqare më madhështore se kjo, a ka ?

Të humbësh e të humbësh pafund sa humbjet të buçasin nga sytë e nga veshët e nga të gjitha brimat, e prapseprap të mos largohesh, a ekziston ligësi faqesterrë më madhështore se kjo ?
Të bërtasësh e të çirresh dit’ e natë duke u qarë hallin shqiptarëve se po ngordhin për bukë, dhe nën rrogoz të ngresh kulla në sinkron të plotë me gjirizat e pushtetit, ka ndonjë emër tjetër ky tmerr veçse dyfytyrësi kriminale madhështore ?

T’ja dhurosh vetë pushtetit me dijeni dhe koshiencë të plotë duke grisur mandatet dhe duke refuzuar gjithçka me shpresën idioteske se pas kësaj pushteti rrëxohet vetiu dhe të bie në gojë si kokërr fiku që vetëm ta kafshosh e ta hash, pastaj pa pik turpi të bërtasësh e ulurasësh se gjithçka që ja fale ta kanë rrëmbyer, ti qofsh nëse të duket diçka tjetër dhe jo gomarllëk madhështor.

S’ke asnjë lidhje me përndjekjen. Mban aty rrotull ndonjë bastard faqezi. J’u djegtë varri kujt kjo i duket ndryshe veçse pabesi madhështore me pasoja katastrofike.

Ke ngritur vila dhe biznese nëpër matropolet europiane dhe botërore. Ke llogarira bankare të fshehura nëpër parajsa fiskale. Shpenzon miliona të pafundme nëpër foltore, kongrese, lobingje, manifestime e të tjera e të tjera. Quaje çfarë të duash. Nuk është më pak se fëlliqësi banditeske madhështore.

Ti vësh zjarrin Kuvendit, dhe ta quash veprimtari parlamentare. Jo or’ jo. Kjo nuk është gjë tjetër veçse vandalizm autodestruktiv shtazarak madhështor.

Të kërkon Drejtësia për korrupsion. Të ka dënuar Amerika me Non Grata. Ke mbi kurriz një mijë taksirate të tjera. Dhe i bën dredha Drejtësisë. Nuk u bindesh institucioneve. Rrugaçëri madhështore. Asgjë tjetër.

Të kesh aq shans për të fituar sa ke shpresë për të ngrënë një peshk që ndodhet në det dhe pret ta fërgosh mbi një tigan që e ke vënë në zjarr, dhe hiqesh sikur fitoren e ke në xhep. Të qafsha moj Shege, se nga kosherja të kanë ikur të gjitha bletët, dhe nga truri të kanë avulluar të gjitha qelizat.

E ke kthyer Shqipërinë disa herë në një varr madhështor ku qameti thërrer, turpi uluret, çmenduria hedh valle, pabesia bën kërrdinë, shpresa është zhdukur, e ardhmja ka marrë arratinë. Si demokrat idealist në këtë vend s’ke ç’bën. Ik nga sytë këmbët. Ose rri në këtë teatër absurd. Të qeshësh sa qiellin ta mbushësh me britma të gëzuara. Të neveritesh sa të nxjerrësh një lumë me të vjella. Të qash sa të mbushësh një det me lot, për jetën që të iku duke tu dukur djep ky varr madhështor.

Next Post
“Minj trangjinorë, synetllëk dhe prokurime publike në Serbi”, Trump liston se ku shkojnë fondet e SHBA:  S’do të ndodhë kurrë më

“Minj trangjinorë, synetllëk dhe prokurime publike në Serbi”, Trump liston se ku shkojnë fondet e SHBA:  S’do të ndodhë kurrë më

Comments 1

  1. Bute Hajdarmatja says:
    1 year ago

    Herën tjetër, mos harro, bëj shkrim me hymne e ditirambe për Sonila Meçon, sepse për Erla Mëhillajn e bëre dhe e kishe “qirë” fare, sa pa frikë është kandidaturë e denjë për Nobel për këtë vit.
    Ose je marrosur, ose të është bërë pa inventar magazina e kaplloqes.
    Të fala kush të të pyesë andej nga nahija që të rruajnë në të thatë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

August 11, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë

August 11, 2026
Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

August 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Gusht 2026

August 11, 2026
“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com