Varianti indian/ Qetëson shkencëtarja e OBSH: Nuk duhet dozë përforcuese e vaksinës

Obsh Shpenzime 696x464

Ndërkohë që disa qeveri dhe zyrtarë të farmaceutikës përgatiten për një dozë përforcuese të Covid-19 që synojnë variantet më infektive të virusit, autoritetet shëndetësore thonë se është shumë herët për të treguar nëse do të kërkohen.

“Ne nuk kemi informacionin e nevojshëm për të rekomanduar nëse do të jetë i nevojshëm një përforcues.”,- tha Soumya Swaminathan, shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një thirrje e tillë është e parakohshme, në një kohë kur personat me rrezik të lartë në pjesën më të madhe të botës nuk kanë përfunduar akoma kursin e parë të vaksinimit, tha Swaminathan.

Dozat përforcuese kundër Covid-19 me shumë mundësi do të fillojnë të bëhen në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtë për të shmangur një tjetër rritje infeksionesh gjatë dimrit. Shtatë vaksina të ndryshme po testohen te vullnetarët në Angli, në studimin e parë në botë, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock muajin e kaluar.

Britania e Madhe, e cila ka inokuluar një pjesë të madhe të njerëzve në krahasim me çdo vend tjetër të pasur në botë është detyruar të vonojë heqjen e kufizimeve pasi po rikthehen shifrat e larta të infektimeve si pasojë e variantit indian, Delta, i cili është më infektivi deri më tani.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com