• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Varianti indian i koronavirusit, 40 për qind më i transmetueshëm se ai britanik”/ Hancock: Vetëm dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje

by Java News
06/06/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Por, ministri Matt Hancock tha se personat që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.

“Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai për Sky News.

Varianti Delta tashmë është varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur Zyra e Shëndetit Publik në Angli. Në janar, për shkak të përhapjes së variantit britanik, që njihet edhe si varianti Alfa, Mbretëria e Bashkuar vendosi masa të izolimit mbarëkombëtar.

Hancock tha se shifra prej 40 për qind vjen pas analizave që ka kryer grupi i shkencëtarëve, që këshillon Qeverinë britanike. Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka rritur shqetësimet në Britani, shtet që ka paraparë që më 21 qershor të heqë masat kufizuese kundër pandemisë.

Hancock e pranoi se qeveria ende nuk ka marrë një vendin përfundimtar për heqjen e kufizimeve, për shkak të variantit indian.

“Ne do t’i shikojmë të dhënat edhe për një javë dhe më pas do të marrim vendimin”, tha ai të dielën për BBC-në, duke shtuar se qeveria është e hapur ndaj mundësisë që të shtyjë afatin për heqjen e kufizimeve.

Megjithatë ai tha se dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje ndaj variantit Delta.

Sipas të dhënave, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka vaksinuar mbi 27 milionë persona me dy doza të vaksinës – ku mbi 50 për qind janë persona të rritur – dhe mbi 40 milionë persona me një dozë të vaksinës. /REL

g.kosovari

Next Post
Alegri provokon Realin: Ju pret fati i Barcelonës, tani po mendoj për Spal-in

Transaksione me kompani lojërash fati, lidhje me Ndranghetan dhe baste sportive/ Probleme për Allegrin, hetohet për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com