• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varianti i ri “Omicron”/ Konfirmohet rasti i parë në vendin fqinj me Shqipërinë

by
28/11/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Lartë i Shëndetit i Italisë (ISS) ka zbuluar rastin e parë me variantin afrikan të Covid, i njohur edhe si “Omicron”. Bëhet fjalë për një person i cili kishte qenë së fundmi në Mozambik.

“Pacienti dhe familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në një deklaratë. Kujtojmë se ditën e djeshme Belgjika konfirmoi gjithashtu rastin e parë.

Po ashtu edhe Anglia ka konfirmuar dy raste me këtë variant ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën e Jugut. Omicron është potencialisht më ngjitës se variantet e mëparshme, megjithëse ekspertët nuk e dinë ende nëse do të shkaktojë sëmundje më të rënda.

Mutacioni afrikan, i quajtur 501.V2, duket një variacion më i përparuar i mutacionit britanik, dhe ka rritur në mënyrë të ndjeshme shifrat e bilancit në Afrikën e Jugut, ku rastet e pozitivitetit janë trefishuar gjatë javës së fundit, dhe ku variacioni afrikan përbën tashmë rreth 90% të rasteve të reja.

Sipas autoriteteve, risia e këtij varianti është shpejtësia e transmetimit, veçanërisht tek të rinjtë, duke vënë sërish në diskutim efikasitetin e vaksinave të përpunuara deri më tani. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë evidencë që këto forma të reja dhe më agresive të SARS-Cov-2 nuk do të përfshihen në mbrojtjen e siguruar nga vaksinat që kanë filluar tashmë të injektohen në popullsi.

/b.h

Next Post
Shembet masivi shkëmbor, probleme në qarkullimin e makinave në aksin Skuraj-Burrel

Shembet masivi shkëmbor, probleme në qarkullimin e makinave në aksin Skuraj-Burrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com