• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varianti Delta/ Alimehmeti: Imuniteti natyror mbron më shumë se sa dy doza të vaksinës Pfizer

by
26/08/2021 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror i formuar kur një person kalon COVID është më i fuqishëm dhe mbron më shumë se dy doza të vaksinës Pfizer.

Duke publikuar një studim të Universitetit të Tel-Avivit në Izrael, Alimehmeti shkruan se konkluzionet e arritura ishin në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i COVID.

Individët e infektuar më parë dhe që morën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta. Sipas studimit rezulton se një person që e ka kaluar virusin, por i pa vaksinuar, ka 13.6 fish më shumë mbrojtje ndaj variantit Delta, 27 fish më shumë nga infektimet simptomatike dhe 5.06 fish më shumë nga shtrimet në spital.

Postimi i plotë:

“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë.”

Cit.: Albert Einstein

Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi, edhe kundër variantit Delta! Edhe vaksina funksionon, por mbetet në vend të dytë sa herë garon kundër Natyrës. Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës Pfizer edhe ndaj variantit Delta!Dhe kjo ndodhi!Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maccabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në:

673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë,

62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar, dhe

42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë.

Efektet janë krejtësisht të pritshme por tani marrin edhe dimension numerik!

Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021):Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

13.06 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 2a),

27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 2b),

8.06 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S1).

Rezultatet kur nuk merret fare parasysh koha kur është kaluar infeksioni apo kur është marrë vaksina, që do të thotë se infektimi ka ndodhur shumë muaj më parë dhe niset në disavantazh me vaksinon: Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

5.96 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 3a),

7.13 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 3b),

7.03 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S2).

Çfarë ndodh kur të infektuarit më parë e të pavaksinuar krahasohen me të infektuarit më parë dhe të vaksinuar?Kur vaksinohen personat e infektuar më parë:

Risku i infektimit ulet në mënyrë statistikisht sinjifikante me 47% (tabela 4a).

Risku i infektimit simptomatik nuk ulet në mënyrë sinjifikante (p = 0.194) (tabela 4b).

Mbrojtja më e mirë nga imuniteti natyror që tregohet në këtë analizë mund të shpjegohet nga përgjigja imunitare më e gjerë kundër proteinave të SARS-CoV-2 në krahasim me përgjigjen e gjeneruar vetëm kundër proteinës spike që bën vaksina.

Konkluzionet e autorëve:

Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2.Individët e infektuar më parë dhe që morrën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.

Post Scriptum:

Në asnjë nga grupet nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

/b.h

Next Post
Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet

A jeni njëra prej tyre? Këto 5 shenja të horoskopit kanë lindur për të qenë të pasura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

October 29, 2026
Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, ashpërsohen masat ndaj mashtrimeve me çmimet! Ministrja Ibrahimaj: Forcohen të drejtat e qytetarëve!

October 29, 2026
Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In